Të burgosurit në Berat, Medreseja shtron darkë iftari

Një mbrëmje krejt ndryshe kanë kaluar mbrëmë të paraburgosurit që ndodhen në proçes gjykimi në Drejtorisë e Policisë së Qarkut të Beratit. Ka qenë Medreseja e qytetit të Beratit ajo që ka organizuar këtë vakt iftari për 40 personat e akuzuar, disa prej të cilëve argjërojnë në ambjentet e paraburgimit.
Drejtori i shkollës së Medreses së Beratit,Tolga Kazan, tha se ditët e shenjta të Ramazanit janë ditët e shpresës, dashurisë dhe përkujdesjes ndaj njerëzve në nevojë, prandaj dhe kjo shkollë mori nismën për të shtruar një vakt iftari në ambjentet e paraburgimit.
Vakti është shtruar në ambjentet e paraburgimit ku kanë marë pjesë të gjithë të paraburgosurit pavarsishtë besimit fetar apo faktit nese argjërojnë ose jo.