E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet në Rinas një 33 vjeçar i akuzuar për trafik femrash

Një 33 vjeçar nga Elbasani, i shpallur në kërkim për "trafik femrash dhe prostitucion", u ndalua mbrëmjen e së enjtes në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza"në Rinas, teksa tentonte të udhëtonte drejt Italisë. Burime zyrtare të policisë së kryeqytetit bënë të ditur të se, pas verifikimit në Aeroportin e Rinasit, 33 vjeçari Zgalem Beheluli rezultoi ishte nën masën e sigurisë "arrest në burg", dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Elbasanit, në 1 mars 2008, për veprën penale të "trafikimit të femrave dhe prostitucionit". Nga burimet e policisë mësohet se 33-vjeçari Beheluli iu dorëzua Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit për veprime të mëtejshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›