Peshkonte me eksploziv, vetëplagoset nga pakujdesia 45-vjeçari

Një 45 vjeçar nga rrethi i Shkodrës u vetëplagos nga pakujdesia teksa ishte duke peshkuar me lëndë eksplozive. Ngjarja ndodhi në fshatin Nenplep, në komunën Shosh- Dukagjin, Shkodër. Sipas policisë, Mark Koçeku, 45 vjeç, lindur në fshatin Nenplep dhe banues në lagjen “Guerile” në Shkodër, ka humbur njërën dorë dhe ka marrë dëmtime të tjera në dorën tjetër dhe në trup. I plagosuri ndodhet në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jeten.
...