Shqiperi Kane filluar te dalin rezultatet e para te zgjedhjeve per pushtetin vendor

Ne Shqiperi kane filluar te dalin rezultatet e para te zgjedhjeve per pushtetin vendor. Te dyja palet pretendojne per fitore. Kryetari socialist Edi Rama tha sot se opozita eshte fituese e ketyre zgjedhjeve.
Me pas kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli tha se Aleanca per Qytetarine ne rrafsh kombetar eshte ne kryesim. Numerimi ka perfunduar ne disa prej qyteteve te vogla dhe vazhdon me ngadalesi ne pjeset e tjera. Duke u nisur nga rritmi i numerimit pritet qe rezultati te njoftohet pas disa ditesh.
Nga te dhenat e pjesshme te deritanishme e majta udheheq ne shumicen e qendrave te medha nderkohe qe ka fituar edhe ne qytete te cilat kane qene nen kontrollin e se djathtes perfshire Saranden Tepelenen si dhe ne veri ne Reshenin dhe Burrelin. Deri tani mes qendrave te medha Partia Demokratike udheheq ne zonen e Shkodres nderkohe qe eshte konfirmuar fitorja e koalicionit te se djathtes ne qytetin e Lezhes.
Edhe ne Tirane deri tani kryetari aktual Edi Rama eshte ne avantazh ndaj rivalit te tij Lulezim Basha. Ne shpalljen e rezultatit te hershem te votimeve vihet re nje fare nxitimi per te cilen mund te thuhet se ka qene nje praktike e hershme ne pothuajse te gjitha proceset zgjedhore ne Shqiperi madje kete here mund te thuhet se kane qene te vonuara.
Ne zgjedhjet e kaluara perfaqesues te larte politike deklaruan fitoren vetem pak minua e madje nganjehere edhe pa mbaruar procesi i votimit. Megjithate eshte edhe nje taktike elektrorale duke qene se sidomos faza e numerimit kthehet edhe ne nje lufte nervash mes perfaqesuesve te grupimeve kryesore.