E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vonesa te konsiderueshme ne numerimin e votimeve bashkiake

Rezultatet e zgjedhjeve vendore te 8 majit mbeten te hapura per qytetet me te medha te vendit. Gjate gjithe nates se dyte pas procesit zgjedhor numerimi i votave shpesh u nderpre per te pushuar komisioneret ndersa ne nje pjese tjeter te vendeve te numerimit puna ka ecur shume ngadale. E gjithe dita e hene dhe nata qe kaloi me teper se nje periudhe pune per te nxjerre rezultatet ishte nje kohe me shume e humbur qe shkeli afatet kohore te nxjerrjes se shifrave per drejtuesit e rinj te bashkive dhe komunave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve partite kryesore vezhguesit vendas dhe mediat u moren gjithe kohen me shifra te pjesshme nga i gjithe territori i vendit sapo mbaronte numerimi i ndonje kutie me vota. Gjithsej jane numeruar 22 bashki duke perjashtuar bashkite kryesore ku puna me numerimin po zvarritet me nderprerje te shumta. Forcat kryesore politike zhvilluan vetem disa konferenca te vogla duke u bee thirrje komisionereve dhe numeruesve qe te rezistojne sa me gjate ne numerimin e votave dhe ne kujdesin per te mos demtuar ose mos manupuluar votat nga kundershtaret e tyre.

Ne shkalle vendi numerimi i votave eshte ende ne nivelin e 30 per qind edhe pas 30 oresh qe votimi eshte mbyllur zyrtarisht. Ne qender te vemendjes mbeti per gjate gjithe dites rivaliteti mes kandidatit te partise demokratike Lulezim Basha dhe kandidatit te partise socialiste Edi Rama. Diferenca midis tyre u luhat nga 300 deri ne 1 mije e 300 vota nderkohe qe jane duke u numeruar ende rreth 180 mije vota ne kryeqytet. Qyteti qe ka mbetur me prapa nga te gjithe eshte qyteti i Durresit qe ka numeruar vetem nje duzine me kuti votash dhe presin edhe nje mori tjeter me vota nga banoret e qytetit te dyte me te madh te vendit.

Vezhguesit vendore te zgjedhjeve shprehen gjate dites se djeshme shqetesimin e tyre per vonesat ne numerimin e votave per pushtetin vendor. Perfaqesues te vezhguesve shqiptare deklaruan se keto zvarritje jane te pazakonshme dhe shqetesuese pasi humbasin me shume se sa dite te plote pa mundur dot te mbyllin shifra te thjeshta. Sipas tyre ne te gjithe territorin e vendit ka vonesa dhe nderprerje te numerimit te votave te cilat do te vonojne nxjerrjen e rezultateve zgjedhore.

Ne zgjedhjet vendore jane akredituar mbi 4 mije vezhgues vendas me ekipe te levizshme dhe te palevizshme ne te gjithe territorin e vendit. Po ashtu jane akredituar ne KQZ edhe vezhguesit zyres ODIHR te OSBE dhe qindra diplomate e ezhgues nga Keshilli Evropian shteteve dhe institucioneve te tjera. Misioni i vezhguesve nderkombetare pritet te publikojne sot raportin e tyre mbi diten e zgjedhjeve dhe ceshtje te tjera por deri ne mesdite nuk do te kete arritur qe te mbyllet nje rezultat perfundimtar.

Zgjedhjet vendore te 8 majit jane pritur me interesim edhe nga qytetaret shqiptare edhe nga vezhguesit e huaj. Per shume qytetare dhe njerez te maxhorances ky eshte nje rast kur qytetaret zgjedhin drejtuesit e bashkive dhe komunave. Ndersa per opoziten kjo eshte edhe nje prove per mbeshtetjen qe qeveria gezon ne popull.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›