E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja e reciprocitetit, METE: Kosova po zbaton CEFTA-n

Qeveria e Shqipërisë e mbështet dhe mirëkupton parimin e reciprocitetit të ndërmarrë nga Republika e Kosovës me Serbinë. Kështu deklaroi, zv/ministri i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, Eno Bozdo përgjatë një takimi të mbajtur me ministrin e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
 

Ndër të tjera, Bozdo pohoi se parimi i reciprocitetit është brenda të gjithë mekanizmave, që marrëveshja tregtare e “Cefta”-s ka parashikuar. E ndërsa ministri kosovar Besim Beqaj, u shpreh se ka ardhur koha t`i jepet më shumë hapësirë bizneseve të dy vendeve.
 

Përgjatë takimit, u diskutua edhe për bashkëpunimin e mëtejshëm, ndërmjet dy shteteve në sektorin energjitik. Kosova është duke planifikuar prodhimet alternative të energjisë elektrike në vitin 2020, një plan ky që kërkon bashkëpunimin në nivel rajonal.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›