E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshtojne bisedimet per buxhetin 2013

Bisedimet për marrëveshje lidhur me buxhetin e 2013 kanë dështuar, pasi negociatorët nga BE dhe vendet anëtare nuk mund të binin dakord për një fond ekstra për 2012.
Komisioni i BE dhe Parlamenti Europian kishin kërkuar një rritje të buxhetit prej 6,8% në 2013, por pjesa më e madhe e qeverive donin ta limitonin rritjen në vetëm 2,8%.
Dështimi i bisedimeve i jep një goditje shpresave për një marrëveshje në lidhje me buxhetin 2014-2020, i cili do të diskutohet në fund të këtij muaji.
Mosmarrëveshja e së premtes ishte në lidhje me shtimin e më shumë se 9 mld euro në “fondet e emergjencës” për 2012, për të mbuluar buxhetet për edukim, infrastrukturë dhe projekte kërkimore.
Gjermania, Franca dhe disa qeveri të tjera vunë në dyshim fondet dhe ato 8 orë bisedime përfunduan pa asnjë marrëveshje.
“Në këto kushte, menduam se negociatat, qe nisen ne oren 18 00, nuk mund të mbaronin gjatë kësaj nate”, tha kryenegociatori i parlamentit, Alain Lamassoure.
Në Parlamentin Europian, deputetët konservatorë britanike u përplasën me presidentin e këtij institucioni, Martin Schulz, një social-demokrat gjerman, në lidhje me shtimin e mbi 9 miliardë eurove për 2012-n. Gjatë këtij viti, buxheti ka qenë 129,1 miliardë euro, 1,9% më shumë se në 2011.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›