Shqipëri-Kosovë, pakt për arsimin
Shqiperia dhe Kosova tashme kane nje marreveshje 5-vjecare ne fushen e arsimit. Ne Tirane, ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka pritur delagacionin kosovar, te kryesuar nga homologu i tij kosovar, Enver Hoxhaj. Pas takimit, dy ministrat jane ndalur ne ate cka parashikon marreveshja. Tafaj dhe Hoxhaj e kane cilesuar ate si nje arritje, ne te gjitha ciklet e arsimit nderkohe qe kane premtuar shkembime bilaterale ne fushen e kerkimit shkencor, por edhe ate te arsimit te larte. Pasi marreveshja lejon dhe hapesira per bashkepunim ne te gjitha institucionet e arsimit te larte, nepermjet trajnimeve mes stafeve pedagogjike te te dyja vendeve.
"Republika e Shqiperise dhe e Kosoves jane dy vende qe aspirojne te integrohen sa me shpejt ne Bashkimin Evropian. Te gjitha politikat tona arsimore jane dhe strategji, jane te ndertuara mbi bazen e standardeve evropiane, kesisoj marreveshja jone permban elemente dhe objektiva qe i sherbejne vetem e vetem arritjes se ketyre standardeve dhe niveleve", tha Myqerem Tafaj, minister i Arsimit.
"Marreveshja qe nenshkruam sot eshte marreveshje dypaleshe, mes vendeve tona, vende qe prezantojne nje hapesire te perbashket kulturore, vende qe synojne qe te gjithe ne te arrijme ne BE, te kene standarde evropiane ne arsim, dhe cilesia, cilesia dhe vetem cilesia te jene qellimet tona te perbashketa", u shpreh Enver Hoxhaj, minister i Arsimit, Shkences dhe Tekonlogjise se Kosoves.
Ministri kosovar, nderkohe u shpreh se ne projektet e qeverise se tij eshte dhe ngritja e universitetetve te tjera ne vend, si ai i Prizrenit. Nderkohe qe ky projekt, u mbeshtetet dhe nga homologu i tij Myqerem Tafaj, por te dy ministrat percollen dhe serisht mesazhin e cilesise se diplomave qe duhet te ofrojne keto universtete.
Edlira Sulejmani < I mëparshmi