E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Diskutimet për nismat, zgjidhje ngërçit politik

Kryeministri Berisha vleresoi si te suksesshme diten e pare te komisionit te ligjeve ku u diskutua per dy projekligjet e Partise Socialiste qe kerkojne hetimin e pakushtezuar te zgjedhjeve. Sipas kryemininstrit Berisha jane te gjitha kushtet qe keto diskutime te prodhojne nje zgjidhje per ngercin politik.

"Te procedohet me vendimet e duhura ne perputhje te plote me ligjet e vendit po dhe ne kompromis me opoziten qe ne i kemi premtuar. Dhe duhet te informoni cdo qytetar, duhet ta dije qe ne rast se opozita ka listuar nje sere kerkesash, maxhoranca ka listuar seri ofertash dhe kompromisesh te ndershme", tha kryeministri Sali Berisha.

Nderkohe kryeministri Berisha i kerkoi deputeteve demokrat qe duke filluar nga java e ardhshme te fillojne takime intesive me zgjedhesit ne te gjithe vendin per te prezantuar tek ata reformat dhe arritjet e qeverise qe nga fillimi i mandatit ne vitin 2005. Nje nisme kjo qe duket se i paraprin turit elektoral ne te cilen partite do te perfshihen vitin e ardhshem per zgjedhjet lokale.

"Ti njohim ata me rezultatet konkrete dhe nje per nje te perpjekjeve per liberalizimin e vizave. Dhe suksesin e ketyre rezultateve, cdo qytetar shqiptar ka nje interes madhor ne kete proces dhe ai duhet te dije me radhe cfare ka bere qeveria per kontrollin e integruar te kufijve dhe cdo te thote kjo. Cfare ka bere qeveria per luften me sukses te krimit te organizuar", tha Berisha.

Bledian Koka

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›