Topi: Mungesa e vullnetit politik, pengesë për integrimin
Presidenti Topi e sheh me shqetësim për liberalizimin e vizave dhe integrimin në Bashkimin Evropian, mugesën e vullnetit për të votuar ligjet e drejtësisë. Kreu i vendit theksoi se Shqiperia eshte ne fazen finale në këto procese, por sistemi i drejtesise mbetet ne nje moment staze, per aq kohë sa kartonat e PS dhe PD mbajnë peng shumicën e drafteve të reformës në drejtësi.
“Integrimi i vendit, procesi i shumëdëshiruar i lëvizjes së lirë të njerëzve është i kondicionuar në mënyrë të vecantë në reformat, e sidomos në reformat në fushën e drejtësisë. Ne vazhdimisht jemi të orientuar për ta përmendur numrin e nevojshëm, të cilësuar 84 që mund të quhet numri magjik i disa ligjeve shumë të rëndësishme që realizohen ne parlament, por kjo kërkon një vullnet i cili duhet të shprehet. Sistemi i drejtësisë mbetet në një moment staze përderisa disa ligje shumë të rëndësishme i kane imponuar këtij sistemi që të qëndrojë në pritje” tha Topi .
Gjatë analizës vjetore të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, presidenti Topi i beri apel politikes qe te shkoje pertej debatit te dites dhe të bashkepunojë per ta kaluar kete gjendje. “Qëndrimet politike janë vërtet ekskluzivitet I subjekteve politike, por janë disa ligje të qënësishme, mjaft të rëndësishme për vendin, të cilat domosdoshmërisht për shkak të asaj që trajton kushtetuta, duhet vërtet një lloj bashkëpunimi për të dalë nga kjo situatë ku disa struktura të sistemit të drejtësisë po e ndjejnë shumë” tha Topi.Me tone të përmirësuar kur i referohej drejtësisë shqiptare, ministri i Drejtësisë Nishani premtoi rritje rroge për gjyqtarët.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e hënë , 08 mars 2010 )