E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi-Kosove, tani ne nje stad te ri

Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, u takua dje me Kryetarin e Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, i cili ndodhet ne Shqiperi, ne viziten e pare zyrtare pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Meta tha se "kjo ngjarje historike eshte kurorezim i aspirates shekullore te popullit shqiptar per liri e vetevendosje". Gjate bashkebisedimit, kreu i LSI-se e siguroi z. Krasniqi "per mbeshtetjen e vendosur ne te gjitha projektet qe forcojne bashkepunimin Shqiperi-Kosove". Meta pershendeti ndertimin e rruges Durres-Kukes, duke e quajtur "nje aks shume te rendesishem te lidhjes mes dy shteteve, nderkohe qe eshte drejtesia ajo qe duhet te hetoje nese jane bere shkelje dhe abuzime".
Nga ana e tij, Kryetari i Kuvendit te Kosoves, falenderoi kreun e LSI-se per gjithe angazhimet e tij gjate gjithe kesaj periudhe ne arritjen e dites se shumepritur, shpalljen e pavaresise se Kosoves, si dhe pershendeti te gjithe institucionet e Shqiperise per mbeshtetjen dhe lobingun e bere per Pavaresine e Kosoves. "Shpallja e pavaresise se Kosoves ishte nje enderr shekullore, jo vetem per shqiptaret e Kosoves, por per te gjithe shqiptaret e botes", u shpreh ai. Bashkebiseduesit ne nje fryme shume te ngrohte dhe miqesore, ndane mendimin qe tashme marredheniet mes dy vendeve tona, do te jene me intensive dhe do te funksionojne ne nje tjeter stad.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›