Kerkojme mbeshtetje per pershpejtimin e njohjes
Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, kerkoi dje gjate nje konference te perbashket per shtyp me Kryeministrin Sali Berisha, "mbeshtetje nga qeveria e Shqiperise dhe diplomacia shqiptare, per te pershpejtuar njohjen e Republikes se Kosoves si shtet i pavarur dhe sovran". Duke shprehur mirenjohjen per gjithcka ka bere populli shqiptar ne kete proces, Krasniqi vleresoi vecanerisht angazhimin qe ka pasur qeveria dhe diplomacia shqiptare per te ardhur deri te kjo date historike e popullit tone. "Ne jemi sot ketu, per te kerkuar edhe mbeshtetje te reja nga qeveria e Shqiperise dhe diplomacia shqiptare, per te pershpejtuar njohjen e Republikes se Kosoves si shtet i pavarur dhe sovran. Njekohesisht, jemi ketu per te treguar gatishmerine tone per te ndertuar Republiken e Kosoves si shtet te pavarur, demokratik e sovran, ku te gjithe qytetaret e saj, pa marre parasysh perkatesine e tyre etnike, te jene qytetare te barabarte", tha zoti Krasniqi. Sipas tij, "17 shkurti i vitit 2008 erdhi me nje bashkepunim dhe koordinim te ngushte me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimin Europian".
Duke vleresuar rolin e Shqiperise ne kete proces, zoti Krasniqi u shpreh se "rruga e bashkepunimit tani e tutje mes Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves do te jete ne nje nivel te ri, me te mire, per te integruar te gjitha segmentet e mundshme mes popullit shqiptar te Republikes se Shqiperise dhe te Republikes se Kosoves". I pyetur lidhur me sigurine ne Kosove, zoti Krasniqi u shpreh se "Kosova kurre nuk ka qene me e sigurt". "Aty jane trupat e NATO-s, Sherbimi Policor i Kosoves, sherbimi i ri policor qe do te vije nga Bashkimi Europian, jane Trupat Mbrojtese te Kosoves, jane qytetaret e Kosoves. Nje arsye tjeter eshte se Kosova nuk ka pasur kurre me shume miq, sesa ajo ka sot. Te gjithe ata po e njohin shtetin e pavarur dhe sovran te Kosoves. Garanci me te madhe Kosova dhe qytetaret e saj nuk kane pasur kurre me pare", tha Krasniqi. Sipas tij, "Kosova eshte duke pergatitur kuadrin ligjor per Ministrine e Puneve te Jashtme".
"Eshte duke u pergatitur dhe eshte miratuar dicka rreth imunitetit te diplomateve, si per diplomatet e Kosoves, ashtu dhe per diplomatet e huaj ne Kosove. Ne jemi duke identifikuar te gjitha nevojat. Por Shqiperia ka nje tradite dhe pervoje dhe ajo, me te gjithe faktoret profesionale dhe eksperte, do te vendose kontakte dhe do te na ndihmoje shume ne kete rrafsh", tha Krasniqi.
Mbyllet pa marreveshje takimi i shefit te UNMIK-ut dhe ministrit serb per Kosoven
Takimi qe u zhvillua dje ne Prishtine mes shefit te UNMIK-ut, Joakim Ryker dhe ministrit per Kosoven ne Qeverine e Serbise, Sllobodan Samarxhic, perfundoi pa ndonje marreveshje. Pas takimit, kreu i UNMIK-ut tha se ia kishte bere te ditur ministrit serb se mandati ekzekutiv i UNMIK-ut duhet te respektohet ne teresi. "Me lejoni t'ju siguroj se mbi bazen e vazhdimit te vlefshmerise se Rezolutes 1244, UNMIK-u dhe KFOR-i jane pergjegjes per tere territorin e Kosoves. Kete ia bera shume te qarte ministrit serb", tha Ryker, duke pranuar se nuk ishte shume i kenaqur me pergjigjen qe mori nga ministri Samarxhic. "Duhet te them se nuk kam qene i kenaqur me pergjigjet e ministrit Samarxhic, te cilat nuk ishin shume te qarta per mua. Takimi perfundoi pa ndonje marreveshje, por une isha ne gjendje qe t'i thosha se si i mendojme gjerat ne", tha shefi i UNMIK-ut.
Ryker kishte vendosur qe te mos lejonte hyrjen e ministrit serb ne Kosove, por ky vendim u ndryshua pas nje bisede telefonike me Samarxhicin. "Une i tregova se ne baze te cilave kushte ai mund te vije ne Kosove. Kushti i pare ishte qe te distancohet nga deklaratat e tij te meparshme, te cilat nxisin dhune. Dhe kushti i dyte ka qene qe te takohet me mua ketu ne Prishtine, qe t'i them se c'mendojme ne per disa deklarata qe ka bere ai", tha Ryker. Samarxhic po viziton sot vendbanime ku jetojne serbet ne Kosove. Sipas zyrtareve serbe vizita ka per qellim inkurajimin e serbeve te Kosoves qendrore qe te jetojne ne shtepite e tyre. Nderkaq, mediat e Prishtines bejne te ditur se zv.kryeministri i Kosoves, Hajredin Kuqi, e cilesoi kete vizite si "nje provokim te Serbise".