E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet e rinj betohen 3 te PD-se e 2 te PS-se

140 –tëshes së deputetëve i shtohen 5 emra  të rinj pas dorëheqjes dhe kandidimit për kryetarë bashkie të 5 prej deputeteve të dalë nga 28 qershori 2009.  Ndriçim Babasi do të jetë zëvëndësuesi i Ferdinand Xhaferrit në Durrës, Kosta Barba i Ardian Kollozit në Vlorë, Aurel Bylykbashi i Lulzim Bashës në Elbasan, Ndrec Dedaj i Gjok Jakut në Lezhë dhe Arjon Mucaj i Fatos Tushës në Fier. Pika e parë e rendit të ditës në seancë ishte pikërisht betimi i tyre dhe marrja automatikisht e detyrës.

Dy ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i kalojë mandatin deputeteve pasues në listat e PD-së dhe PS-së. Të tre deputetet demokratë kanë qenë pjesë e parlamentit në legjislaturën e kaluar, ndërsa Ndrec Dedaj dhe ish- kryetari i PS-së Fierit Arjon Muçaj, zgjidhen për herë të parë ndonëse me mandat 2- vjeçar.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›