Berisha: BE navlerësoi ekonominëpërgjigja për krizën
TIRANE-Në mbledhjen e sotme të radhës së qeverisë, Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur sot raportin e Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit. Sipas kreut të qeverisë, BE ka vlerësuar maksimalisht ekonominë shqiptare. “Raporti i BE për vendet e rajonit, ajo që merr vlerësimet maksimale është ekonomia shqiptare. Sipas BE llogaritë financiare u dyfishuan, të ardhurat buxhetore u rritën”.
Kryeministri theksoi se në raportin e BE dallohen vlerësimet positive për ekonominë e Shqipërisë krahasuar me vendet e tjera të rajonit. "Shqipëria ja doli të tërheqë investime. Raporti përshëndet politikat monetare që u përdorën nga vende si Turqia, Shqipëria e Serbia”.
Më tej Berisha theksoi se me arritjet ekonomikë, Shqipëria pa frikë mund të renditet afër performanës së 10-tëshes së BE.
E megjithatë, Berisha theksoi se ekonomia i rezistoi krizës falë investimeve publike, porse qeveria do të ndjekë e thellojë reformat për të shënuar të tjera arritje. Në këtë pikë, kreu i qeverisë kujtoi uljen e taksave që sipas tij mund të nxisin zhvillimin ekonomik.
Për kreun e qeverisë vlerësimet e BE për Shqipërinë në kohën kur nuk mund të mohohen reflektimet e krizës, janë shumë domethënëse. “U ndala pa dyshim në këto pika, pasi. Ky raport është përgënjeshtrimi i gjallë ndaj sagës së mashtrimit dhe imagjinatave për ata që ndjellin krizë”, tha sot Berisha në mbledhjen e qeverisë.
Nje dite me pare, ishte kreu i PS, Edi Rama qe pershendeti raportin e BE. "Apeli i BE është i qartë: kërkohet zgjidhje për krizën, ndërkohë që në Tiranë kryeministri vazhdon të mohojë së ka krizë".
Pak dite me pare, Bashkimi Europian deklaroi se kriza politike po cënon seriozisht integrimin e Shqipërisë ndërsa zgjidhja është përgjegjësi e qeverisë dhe opozitës. BE theksoi se marrëveshja duhet të vijë në një mënyrë transparente dhe në respekt të plotë të Kushtetutës së Shqipërisë.
(d.b/BalkanWeb)