Thesari i Ali Pashes Te vendose gjykata nderkombetare

Thesari Godo I takon Bashkise se Tepelenes. Shperblim per ate qe e gjen por jo te marre pronesine.
Historiani shqiptar Sabri Godo kerkon nderhyrjen e nje gjykate nderkombetare e cila te mund te vendose per pronesine e thesarit te Ali Pashe Tepelenes. Godo hedh idene e shperblimit per ate qe e gjen thesarin por shprehet i sigurt se pronesia i takon Bashkise se Tepelenes pasi Ali Pasha nuk la asnje trashegimtar. Te dhenat historike tregojne se thesari i Ali Pashe Tepelenes ekziston. Por nese ai gjendet pronesine e tij duhet ta percaktoje nje gjykate nderkombetare. Historiani Sabri Godo autor i librit per kete figure komenton ne kete menyre kerkimet greke per thesarin perrallor i cili mendohet se shkon ne 30 tone ar e bizhuteri. Duhet te ecesh sipas mendjes se Aliut per ate. Po te ecesh sipas meje vendi me i sigurt qe i qendroi deri ne fund ishte Tepelena. Kjo duhet ti nenshtrohet te supozojme nese gjendet nje thesar duhet nje gjykate nderkombetare. Aliu ishte shqiptar dhe ne rast se nuk ka trashegimtar te drejtperdrejte te tij atehere ato duhet ti takojne Bashkise se Tepelenes - tha Godo. Kerkimet per thesarin e pashait shqiptar kane nisur ne fshatin e vogel Vasiliki 350 km ne veri te Athines dhe jane mbeshtetur edhe nga autoritetet vendase. Sipas kryetarit te bashkise Vaios Ziakas kryesuesi i ekspedites kerkimore ka ne dore nje dokument historik per vendndodhjen e thesarit. Por cili eshte mendimi i historianit Godo Ai qe gjen nje thesar ai gezon sipas ligjeve nje te drejte te tij. Kerkon nje shperblim por smund te behet prone e tij e njeriut qe gjeti rastesisht ose duke kerkuar nje thesar - tha Godo.