“Kosova nuk mund të kthehet nën autoritetin e Serbisë”
PRISHTINE-Serbia duhet ta kuptojë se e ka humbur Kosovën dhe se duhet të lëvizë, kanë thënë përfaqësuesit diplomatikë krerë perëndimor në deklaratat e tyre lidhur me këtë temë.
“Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo është situatë e pakthyeshme”, i tha ambasadori francez në Beograd, Zhan Fransua Terral, së përditshmes Veçernje Novosti.
Nga ana tjetër, ambasadori gjerman Volfram Mas, i tha gazetës Pres se “për ne Kosova është fqinje e Serbisë” dhe se “Kosova nuk mund të kthehet nën krahun e autoritetit të Beogradit”.
(d.b/BalkanWeb)