"Fokus" në Pogradec, fotografë nga e gjithë bota në një ekspozitë
POGRADEC-Stacioni i radhës ishte Pogradeci. "Fokus", konkursi ndërkombëtar i fotografisë ka gjetur në qytetin e buzëliqenit një hapësirë të re ekspozimi dhe një publik të interesuar për artin e fotografisë.
Ekspozita e hapur fundjavën që lamë pas, u organizua nga Qendra Kulturore "Lasgush Poradeci", Galeria e Arteve Pogradec, "BenArt Studio" dhe Shoqata Antik, nën kujdesin e z. Fatbardh Kadilli. Arben Aliaj, drejtori artistik i "Fokus '09", duke besuar tek ky edicion i katërt, i cili u zhvillua në Fier më 31 tetor, shprehet se "ky konkurs organizohet që të jetë një përballje shkollash dhe eksperiencash, me dëshirën që të provokojë një dialog profesional mbi fotografinë artistike, duke u kthyer në një pikë takimi të përvitshëm ballafaqimi të këtyre vlerave, në një botë, e cila u përket të gjithëve". Ndërsa Saimir Ahmeti, menaxheri i aktivitetit, shpjegon se "konkursi është një mundësi për një shprehje sa më të lirë dhe transparente në botën e fotografisë artistike". Siç shpjegojnë organizatorët, edicioni i katërt solli një rritje të jashtëzakonshme si në organizim, por edhe në prezantimin e krijuesve. Kanë konkurruar rreth 300 autorë nga shtete të ndryshme të Evropës, Azisë dhe Amerikës. çudia e radhës ka qenë një kërkesë nga Bangladeshi dhe India, të cilët kaluan deri në finale. Ekspozita e hapur në Pogradec prezanton 76 punime të fotografëve që kanë kaluar fazën e selektimit. Ajo që të bie në sy është ekspresionizmi në shprehje dhe foto e momentit. Larg vuajtjes dhe dhimbjes, Kosova prezantohet me më shumë gëzime, Shqipëria gjithashtu i ka kaluar ditët e 'fatkeqësive' dhe ka më shumë mendime në imazhe. Italia na sjell një çast të pakohë në një ditë shiu, ndërsa Greqia 'luan' me portretin. Vështirë të gjendet stili i Besart Gërgurit, fituesit të vjetshëm, i cili ka ndërruar kryekëput shprehjen e realizimit në kompozimin e sivjetshëm, "Ku është Zoti". Interesante edhe shprehjet në fotografi nga Vedat Xhymshiti-Kosovë, Bernard Kotlar-Kroaci, Nake Batev-Maqedoni, Agron Berisha-Kosovë, ku detaji i paramenduar kthehet në një imazh që përcjell emocion dhe shqetëson me pyetjen mbi njeriun dhe fatin e tij. Pjesëmarrësit kanë punuar me aparate dixhitale dhe anëtarët e jurisë e kuratori nuk përjashtojnë mundësinë e ekzistencës së një procesi postproduksion, por gjithmonë sipas tyre, "duke ruajtur sensin e fotografisë". E hapur në Galerinë e Arteve në Pogradec, ekspozita po ndiqet me shumë interes nga publiku artdashës pogradecar.
(d.b/BalkanWeb)