Serbi, bastinest banesa ku jetonte i biri i Ratko Mlladic
BEOGRAD- Policë të armatosur kanë kontrolluar një shtëpi që i përkiste një të afërmi të ish komandantit boshnjako serb, Ratko Mlladiçit.
Autoritetet thanë se bastisja ishte pjesë e përpjekjeve që vazhdonin për të gjetur Mlladiçin që kërkohet nga Gjykata e Krimeve të Luftës në Hagë nën akuzat për krime të kryera nga konflikti në Bosnjë në vitet 1990.
Sipas mediave lokale të cilat i referohen ministrisë së Brendshme serbe policia ka ushtruar kontroll në shtëpinë e Mlladic, në Banovo Brdo, 8 km larg Beogradit, në të cilën jetonion gruaja e ish gjeneralit dhe djali i tij i martuar.
Nuk janë dhënë detaje të operacionit, objektivi i të cilit ishte gjetja e provave të nevojshme për lokalizimin dhe më pas arrestimin e Ratko Mladic, ndërsa mësohet se djali i tij, Darko ishte në shtëpi kur arriti policia.
Kontrolle të tilla ka patur edhe në të shkuarën në kohën kur Serbia është nën presion për të dorëzuar Mlladiçin si kusht për të ardhmen në BE.
(s.g/BalkanWeb)