Shqipëri: Kuvendi i miratoi ndryshimet në qeveri

Kuvendi i Shqipërisë i ka miratuar sot ndryshimet në qeveri, pasi partia partnere e koalicionit të kryeministrit Sali Berisha, u largua nga kabineti, për tu bashkuar me opozitën, para zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit.
Kuvendi, i dominuar nga koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike e Berishës, i miratoi ministrat e rinj për ekonomi, shëndetësi dhe atë për punë të jashtme, pasi këto poste u liruan, meqë Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës, u largua nga qeveria, transmeton Rel.
PD e Sali Berishë i kishte bashkuar fortcat me LSI-në e qendrës së majtë, pas zgjedhjeve të vitit 2009, në të cilat PD-ja e qendrës së djathtë, kishte fituar vetëm gjysmën e 140 vendeve në Kuvend.
LSI e ish kryeministrit Ilir Meta, ka njoftuar se do të kaloj në opozitë me synim që të formoj koalicion zgjedhor me Partinë Socialiste në opozitë, për ta sfiduar PD-në në zgjedhjet e 23 Qershorit.
Meta ka deklaruar se lëvizja e partisë së tij nuk ka për qëllim përmbysjen e qeverisë, por që të fokusohet në fitore në zgjedhje.
Zgjedhjet parlamentare të qershorit për Shqipërinë konsiderohen madhore lidhur me synimin e Tiranës për ta fituar statusin e kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian./Indeksonline/