Memorandum mirëkuptimi ndërmjet FSK-së dhe forcave të armatosura të Suedisë

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) sot u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të armatosura të Suedisë, për trajnimin e FSK-së për operacionet e Deminimit, në Kosovë, shkruan Express.
Memorandumin në emër të FSK-së e nënshkroi gjeneralbrigade Imri Ilazi, shef i Departamentit të operacioneve dhe Trajnimeve në FSK, ndërsa në emër të Forcave të armatosura të Suedisë, kolonel Michael Kristoffersson, komandant i JRD-C (Komandant i Kontingjentit të KFOR-it, Suedez)./Indeksonline/