PD-PS shkelin kodin nuk dorëzojnë emrat e komisionerëve
TIRANË- Dy partitë kryesore politike shkelin përsëri kodin zgjedhor, këtë radhë problem është bërë mos dorëzimi i listave të antarëve që do të jenë komisionerë të qëndrave të votimit.
Burime nga komisioni qëndror i zgjedhjeve konfirmojnë për nesë24 se dy partitë e mëdha, ajo demokratike dhe ajo socialiste nuk i kanë paraqitur këto lista, duke shkelur afatet.
Sipas kodit zgjedhor afati i fundit i dorëzimit është 45 ditë para mbajtjes së votimeve . Që përkon me datën 24 mars, një ditë më parë . Dy partitë nuk kanë paraqitur asnjë lloj justifikimi në lidhje me mosdorëzimin e listave.
Ndërkohë e gjendur përballë një fakti të tillë, edhe komisioni qendor i zgjedhjeve ndodhet në udhëkryq, pasi është ndër rastet e rralla që edhe 2 forcat politike, por vecanërisht ajo demokratike nuk dorëzojnë listat.
Kjo është një tjetër cështje që ndërlikon procesin para elektoral, ndërkohe një problem jo pak i vogël ishte edhe dorëzimi i listave për 66 KZAZ-të , ku pas mosdorëzimit të emrave nga Partia Socialiste për anëtarin e 4-tërt, KQZ vendosi ti zëvendësojë me anëtarë dhe sekretare nga shoqëria civile.
Partia Socialiste i dorëzoi emrat edhe pse me vonesë, por akuzoi Ristanin se morri një vendim të njëanshëm. Nga ana e tij kryetari i KQZ Arben Ristani , refuzoi që ti zëvendësojë këta komisionerë me ata të Partisë Socialiste.
(e.m/news24/BalkanWeb)