E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, furgoni humb kontrollin, 2 të vdekur 6 të plagosur

LIBRAZHD- Një aksident  me bilanc tragjik duke shkaktuar 2 të vdekur, 6 të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën ka ndodhur mesditen e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16.00 në afërsi të fshatit Mirak në Librazhd.

Ndërkohë që njoftohet  se shumica e pasagjerëve ishin mësues dhe  nxënës, ndërsa identiteti i personave të plagosur dhe dy të vdekurve nuk bëhet ende i ditur.

Bëhet e ditur se furgoni me mësues dhe nxënësit kishin udhëtuar në drejtim të Elbasanit për të vizituar dy shkolla për nxënës me aftësi të kufizuara.

Burimet nga vendgjarja bëjnë të ditur se pesonat të cilët mbetën të plagosur në këtë aksident janë dërguar në spitalin e Librazhdit ku një grup mjekësh po bëjnë të pamundurën për pasagjerët e lënduar si dhe për dy personat të cilët ndodhen në gjendje të rëndë për jetën

Në vendgjarje ndërkohë kanë mbërritur forca të shumta policie të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve aksidentit.

(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga vendngjarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›