Vlorë, në pranga dy inspektorë tatimorë shpërdoruan me detyrën
VLORË- Dy inspektorë të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar janë arrestuar sot nga policia e Vlorës për veprat penale të "falsifikimit të dokumentave" nga personi që ka për detyrë të përpilojë dokumentin, kryer në bashkëpunim dhe "shpërdorimit të detyrës", kryer në bashkëpunim.
Të arrestuar janë shtetasit Artur Sadikaj dhe Artur Dervishi, me detyre inspektor pranë degës së INUK Vlorë.
Nga hetimet e kryera dhe provat e mbledhura deri në këtë fazë të hetimeve ka rezultuar se nga ana e Inspektoriatit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar Tiranë, me urdhërin nr. 112 datë 16.06.2010, është urdhëruar ekzekutimi i vendimeve për prishjen e 23 objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimi në zonën e quajtur "Pylli i Sodës" të qytetit të Vlorës. Për ekzekutimin e këtyre urdhërave është ngarkuar Inspektoriati Ndërtimor Kombëtar Vlorë dhe konkretisht inspektorët Artur Dervishi dhe Julian Sadikaj.
Nga ana e dy inspektorëve janë përpiluar procesverbalet e ekzekutimit të vendimeve për prishjen e objekteve te ndërtuara pa leje ndërtimi, por ndërkohe që keto objekte nuk janë prishuar asnjëherë.
Për të vërtetuar këtë fakt, nga ana e prokurorisë është bërë edhe verifikimi në terren i objekteve të deklaruara të prishuara nga ana e dy inspektorëve, prej nga ku ka rezultuar se këto objekte nuk janë prishur asnjëherë nga ana e inspektoriatit ndërtimor.
Nisur nga keto rrethana nga ana e prokurorisë është kërkuar caktimi i masës së sigurimit "arrest në burg" për të dy inspektorët e policisë ndertimore, si persona te dyshuar per kryerjen e veprave penale të "falsifikimit të dokumentave" nga personi që ka për detyrë të përpilojë dokumentin, kryer në bashkëpunim dhe "shpërdorimit të detyrës", kryer në bashkëpunim.
(m.a/BalkanWeb)