Gazetaria sociale ndahen cmimet per mediat vizive

Klubi i gazetarëve të shëndetësisë akordoi 4 çmime për gazetarët e medias vizive dhe asaj të shkruar të fushës së gazetarisë sociale. Këtë here u mendua që temat, me të cilat konkuronin mbi 10 gazetarë të medias vizive dhe 5 të shtypit të shkruar, të ishin nga fusha e shëndetësisë.
Çmimin e parë e mori në gazetarinë televizive, Alma Demiraj dhe në atë të shkruar, Esmeralda Keta, ndërsa ccmimin e dytë gazetarja e AS, Julja Bardhushi dhe po të dytin nga shtypi i shkruar, Saimir Kola. Bordi i përbërë nga mjekë dhe personalitete të medias vlerësoi punën disa vjeçare të këtyre gazëtareve, por dhe dha disa këshilla për brezat e rinj të gazetarisë.
Duke qenë se temat fokusoheshin më tepër tek sëmundjet tumorale, mjeku i mirënjohur, onkologu, Shahin Kadare apeloi për më tepër kujdes nga popullata, duke kërkuar që të mendohet më shumë për parandalimin e sëmundjeve kancerogjene, pasi vetëm për 1 vit në vendin tonë u shënuan 5mijë raste të reja.