SHBA: Thellohen problemet në tregun e shtëpive
/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Problemet në tregun amerikan të shtëpive, që u bënë shkak për krizën aktuale ekonomike, duket se janë thelluar.
Shitjet e shtëpive të reja ranë afro 15 përqind në dhjetor duke shënuar nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë. Raporti i Departamentit të Tregtisë thotë se nëse shitjet vazhdojnë gjatë gjithë vitit me ritmet e dhjetorit, në të gjithë vendin do të shiteshin vetëm 331 mijë shtëpi.
Ekonomistët fajësojnë për rënien e tregut të shtëpive, shtrëngimin e kreditit dhe rritjen e papunësisë. Departamenti i Punës thotë se 4.8 milionë vetë marrin asistencë papunësie.
Raporti i sotëm tregon gjithashtu se
numri i amerikanëve që sapo kanë humbur punën dhe kanë paraqitur kërkesë për
asistencë, shënoi një rritje të vogël javën e kaluar. //iç//