Qeveria ne largim e Kosoves vendos rritje pagash ne sektorin publik

Te rriten pagat per te gjithe mesimdhenesit parauniversitare per 50 per qind mbi pagen baze tha kryeministri Thaci.
Kesisoj nje pas nje qeveria e Kosoves miratoi vendimet e kryeministrit ne doreheqje Hashim Thaci per rritjen e pagave nga nje janari per 50 per qind per mesimdhenesit parauniversitare dhe familjet e deshmoreve dhe invalidet e luftes per rritje prej 40 per qind per policine e Kosoves dhe nje rritje pertej 30 per qind per sherbyesit civile zyrtaret doganore punetoret shendetesore dhe zjarrfikesit. Kryeministri Thaci u zotua per ngritje pagash edhe per minatoret rritjen e pensioneve si dhe te pagave te punonjesve te sistemit te drejtesise.
Por vendimet e tilla kane shtuar shqetesimet e ekonomisteve per rrugen e sigurimit te parave. Profesor Musa Limani ekspert i ceshtjeve te ekonomise thote se fakti qe ende nuk eshte miratuar buxheti per vitin 2011 e bene te veshtire realizimin e ketyre vendimeve. Profesor Limani thote se rritja e pagave duhet te behet ne baze te rritjes se prodhimit.
Prandaj duke u bazuar ne rrjedhat ekonomike te vitit te kaluar mund te them se kete vit rrjedhat ekonomike te Kosoves nuk do te jene te favorshme qe te ndikojne ne ngritjen e pagave ne nje ane ne anen tjeter pagat nuk mund te rriten ne menyre parciale ashtu sic premton zoti kryeminister ne doreheqje rritjen e pagave te arsimit shendetesise policise ne menyre parciale prandaj pagat duhet te shqyrtohen ne menyre komplekse duhet te behet nivelizimi i pagave te caktohet paga minimale tha zoti Limani.
Por kryeministri Thaci thote se jane gjetur rruget per sigurimin e parave.
E theksoj se ne do ta rrisim disiplinen financiare do te rrisim maksimalisht kursimet do te bejme rritjen e inkasimeve dhe ketu kerkohet nje angazhim shume ma dinamik i Agjencise se Tatimit te Kosoves dhe Doganave por edhe e policise do te ulet maksimalisht informaliteti si dhe do te bejme rregullimin e struktures buxhetore tha Kryeministri Thaci.
Pa zhvillimin ekonomik atehere do te del konstatimi se duhet te ngarkohen me taksa tatimpaguesit qofte biznesi kosovar ose popullata e nje gje e tille reflekton ne uljen e standardit qe do te thote se do te kemi probleme me te vertet sociale. Do te ulet standardi do te rritet varferia dhe do te thellohet kriza ekonomike. Keshtu qe nje gje e tille nga aspekti profesional ekonomik eshte e papranueshme thote eksperti i ceshtjeve ekonomike Musa Limani.
Vendimi per rritje pagash ndodhe ne kohen kur qeveria eshte ne doreheqje dhe kur eshte hapur fushata per zgjedhjet e pjesshme te 9 janarit prandaj ai eshte kritikuar nga nje pjese e subjekteve politike qe e cilesojne kete si vendim te paligjshem. Por kryeministri Thaci mendon ndryshe.
Gjithcka eshte ne suaza te Kushtetutes ligjeve te Kosoves mjetet jane te siguruara kostoja do te jete mbi 100 milion euro ne vi. Keshtu qe gjithcka eshte shume e qarte dhe as nje dileme nuk ekziston gjithcka eshte e paster si loti dhe qartesia kur me e madhe nuk ka qene. Keto jane vendime shteterore dhe jane te padiskutueshme dhe vetem jane te zbatueshme tha Kryeministri Thaci.
Rritja e sotme e pagave eshte rritja me e madhe e pernjehershme qe ka ndodhur ndonjehere ne Kosove.