Berisha Shpirtat e viktimave te tragjedise se rende ne Turqi te prehen ne paqe
Kryeministri Berisha i dërgoi një mesazh ngushëllimi Kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan për fatkeqësinë tragjike, të shkaktuar nga tërmeti që goditi rajonin jugperëndimor të Turqisë.
Në mesazhin e tij, Kryeministri shkruan:
“I dashur zoti Kryeministër,
Me keqardhje të thellë kam mësuar për fatkeqësinë tragjike, të shkaktuar nga tërmeti që goditi rajonin jugperëndimor të Turqisë, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën me qindra qytetarë të vendit Tuaj mik dhe janë plagosur shumë të tjerë, pa përmendur dëmet e konsiderueshme materiale. Më lejoni, që, në emrin tim, të qeverisë shqiptare dhe të të gjithë shqiptarëve, t’Ju dërgoj juve e përmes Jush familjeve të viktimave, qeverisë dhe popullit mik turk ngushëllimet më të sinqërta e vëllazërore për humbjet e jetëve njerëzore.
Në këto çaste hidhërimi, shqiptarët ndodhen pranë Jush dhe kombit Tuaj mik për të ndarë së bashku dhimbjen e madhe e për t’u lutur që shpirtat e viktimave të kësaj tragjedie të rëndë të prehen në paqe” , përfundon mesazhi i ngushëllimit të kryeministrit Berisha.