Basha Ta bejme Tiranen nje qytet miqesor per biznesin
Ta bëjmë Tiranën qytet miqësor për biznesin.
Kjo ka qenë thirrja që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka bërë në takimin e sotëm me Dhomën Amerikane të Tregtisë.
Gjatë tij, është diskutuar për uljen dhe eliminimin e disa taksave, ndërsa kryebashkiaku ka theksuar rëndësinë e përmirësimit të klimës së biznesit në Tiranë.
Duke e konsideruar këtë të fundit si një partner të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës, Basha theksoi gjithashtu se institucioni që ai drejton, do të jetë në të njëjtën kohë avokat i biznesit.
“Prioritet paraqet nxitja e bizneseve të reja”, tha Basha.
Duke shtuar më pas se Tirana duhet të bëhet e përshtatshme për qytetarët.
“Procesi legjislativ çështje e rëndësishme, do thjeshtojmë procedurat për leje e licenca”, tha kryebashkiaku më pas.
“Bashkia e Tiranës është njësi shërbimi, ofrimi i shërbimit prej saj do të jetë i plotë.
Vëmendje infrastrukturës së Tiranës, database për ofertat në tregun e punës, programe konkrete për tregun e punës, ta bëjmë tregun e punës më europian”, përfundoi Basha.