E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari Rama shte vrare drejtesia ne vend Halimi Rama arkitekt i dhunes

Nuk e gjykon si të papritur, por si vrasja më barbare në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist. Kështu e konsideroi kryetari socialist Edi Rama vendimin e Gjykatës për dy të akuzuarit për ngjarjet e 21 Janarit.
“Sot nuk pati gjykim, por përqafim mes vrasësve të drejtësisë dhe atyre të 4 protestuesve, që donin atdhe të drejtë. Nëse vrasjet e 21 janarit ishin krimi më barbar shtetëror, vendimi i sotëm është vrasja më barbare e drejtësisë në vend, pas rënies së diktaturës”
Por, ai u betua se një tjetër gjykim do të kryhet pasi të fitojë zgjedhjet më 23 qershor. E vërteta do të zbardhet, tha Rama.
“Pafajësia i duhet atij që pas 23 qershorit do të jetë thjesht dhe vetem kreu i PD përballë një procesi publik transparence për shkeljet e kushtetutës, me pasojë humbje jetësh, grabitje pasurish kombëtare apo zhdukje parash të popullit”-deklaroi Rama.
Kryesocialisti është përbetuar disa herë se do të vë drejtësi për gjithçkla ndodhi më 21 janar 2011. Për Ramën, hetimi vazhdon.

Vendimi për 21 janarin, opozita braktis sallën e Kuvendit
Opozita ka braktisur sallën e Kuvendit, pas debateve për vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila shpalli të pafajshëm 3 të pandehurit për ngjarjet e 21 janarit.
Në Kuvend u ndezën debatet, ku deputeti Socialist Sajmir Tahiri është shprehur se “në këtë vend drejtësia ka marrë fund”, ndërsa bëri përgjegjës për këtë ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi.
Ai tha se sot drejtësia i vrau për herë të dytë 4 viktimat e 21 janarit dhe u shpreh se vendi është sot në ditë zie.
Duke folur në emër të familjarëve të viktimave premtoi se askush nuk do të shpëtojë pa drejtësi për 21 janarin.

Topalli: PS të heshtë, foli drejtësia
Nga ana e saj kryeparlamentarja Topalli u shpreh se opozita duhet të heshtë,pasi foli drejtësia.
“Unë s’fajësoj asnjë njeri, ndarja e pushteteve është e qratë, kur flet drejtësia të gjithë heshtni. Ju ikni, frikacakë, i çoni për ti vrarë dhe pastaj ikni, i vratë dhe s’votoni 3 ligjet, boll keni vrarë”, deklaroi Topalli.

Halimi: Rama, sulmoi shtetin e së drejtës vetëm për të mbrojtur vetveten
Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi reagoi sot pas deklaratave të kreut të PS-së, Edi Rama për vendimin e gjykatës për 21 janarin. Sipas ministrit, kreu Rama është i vetmi politikan që komenton vendimet e gjykatave, duke dashur t'i shndërrojë në vendime politike. “Që nga ajo ditë tragjike për familjet e viktimave dhe nga ai sulm i dhunshëm i institucioneve shtetërore, Edi Rama nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka politizuar këtë proces, duke ushtruar presion sistematik për dy vjet me radhe, për çdo dite dhe çdo minute, mbi drejtësinë shqiptare, për te ardhur ne këtë dite kur i futi thonjte ne fyt një pushteti tjetër qe nuk varet nga askënd”, u shpreh Halimi. Por ndërkohë që politizon njëçështje të tillë, për Halimin, Rama zgjedh të hesht në rastet kur djali i kreut të grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi plagosi në mes të Tiranës një qytetar të pafajshëm e drejtësia e la atë të lirë. Sipas tij, të njëjtin qëndrim mbajti dhe kur djali i deputetes Luiza Xhuvanit vrau gjakftohtë me plumb në kokë një djalë të ri e të pafajshëm.  “Sot përpara drejtësisë duhet të ishte vetë Edi Rama, arkitekti i dhunës ndaj institucioneve të pavarura”, vuri në dukje Halimi.

Ambasada e SHBA: Jemi të tronditur nga vendimi Ambasada e SHBA në Tiranë deklaroi qëndrimin e saj ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës për 21 janari. “Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011. Menjëherë pas 21 janarit 2011, Shtetet e Bashkuara, si një mike dhe mbështetëse e popullit shqiptar, iu përgjigjën një kërkese urgjente të Qeverisë së Shqipërisë dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për asistencë në hetimin e vrasjeve. Shtetet e Bashkuara dhanë ndihmë të shumëanshme, përfshirë ekspertizë nga Laboratori Kriminalistik i Byrosë Federale të Investigimit, një nga më të mirët në botë”, thuhej në deklaratën për shtyp të ambasadës amerikane. Por ky qëndrim ka vijuar më tej, duke sqaruar se “përgjatë gjykimit të çështjes, Shtetet e Bashkuara kanë bërë vazhdimisht dhe në mënyrë konsekuente thirrje për një hetim dhe proces gjyqësor tërësor, gjithëpërfshirës dhe objektiv. Fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente”.
Pas këtij qendrimi, ka reaguar kreu i PS-së, Edi Rama. "Faleminderit Shteteve të Bashkuara për shprehjen pa asnjë ekuivok të protestës ndaj verdiktit të sotëm! Bota e lirë s'i mban dot kësi turpesh", shkruan Rama në Twitter.

KE: Në raport progres u kërkua një proces gjykimi i paanshëm Pasi është njohur me vendimin e pafajësisë për Ndrea Prendin dhe Agim Llupon ka reaguar edhe Komisioni Europian. Ne një deklarate te zedhenesit te Komisionit Europian, Peter Stano per ABC News thuhet se në progres raportin e Shqipërisë bëhet thirrje për të trajtuar këtë çështje përmes një proçes gjykimi  të besueshëm. Komisioni shënon gjithashtu se ky vendim është subjekt apeli dhe çdo polarizim i kësaj çështjeje duhet evituar. Komisioni thekson, se një sistem gjykate i pavarur, i paanshëm dhe i përgjegjshëm, i zoti për të siguruar gjykime tê ndershme është dëshirë e çdo qytetari shqiptar një parakusht për rrugën drejt integrimit europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›