Shqipëri: Vazhdon numërimi i votave, PD kryeson garën
Në Shqipëri vazhdon ende numërimi i votave pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës. Partia Demokratike kryeson me një diferencë të vogël garën me Partinë Socialiste.
Deri tani, Partia Demokratike në pushtet duket se e ka siguruar numrin e nevojshëm të vendeve për të kontrolluar Parlamentin e vendit, me 71 vende në Parlamentin me 140 vende, Partia Socialiste ka siguruar 65 vende dhe Lidhja Socialiste për Integrim ka 4 vende. Numërimi i votave vazhdon ende.
Zgjedhjet e 28 qershorit shihen si një provë e rëndësishme në përpjekjet e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Vëzhguesit Ndërkombëtarë thanë se zgjedhjet shënuan përparim, krahasuar me 6 zgjedhjet e mëparshme, që pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri në fillim të viteve '90, por shtuan se Shqipëria duhet të bëjë më tepër për të plotësuar standartet e demokracisë.//lk