Kafkëthyesi Islami pranon nockdown-in: Në Shkodër kutitë po dalin 300 me 0 për PD

Partia Socialiste në vend që të reagojë ndaj situatës së krijuar në Shkodër, ku kandidati i saj Tom Doshi është duke u munduar ta kthejë Shkodrën në një precedent, del e bën deklarata se gjasmë është e shqetësuar për atë që është duke ndodhur. Që herët në drekë kryetarja e Kuvendit i ka bërë thirrje Partisë Socialiste të heqë dorë nga aktet vandale dhe të merret me njerëzit e saj për të parandaluar incidentet që ishin duke përgatitur . Por Partia Socialiste u kujtua tani në darkë, jo për të reaguar pozivisht ndaj këtij shqetësimi, por për të larguar fajin. Kafkëthyesi doli pak minuta më parë duke iu përgjigjur në distancë Partisë Demokratike dhe duke ia pasuar po kësaj gjithë përgjegjësi që mban PS për këtë rast. “Ka kuti që dalin 300 me 0, apo me 1 votë për Partinë Socialiste. Ka shumë votues që nuk kanë shënuar firmën dhe numrin e kartës së identitetit apo pasaportës, por thjesht kanë shënuar me kartë, me pasaportë. Të gjitha këto me sa duket tregojnë qartë se përse ka qenë pjesëmarrja kaq e lartë në Shkodër. Të gjithë vëzhguesit tanë dhe komisionerët, në zbatim të ligjit janë munduar të realizojnë një proces ligjor, por forca e kartonit ka bërë që të gjitha këto manipulime të vulosen nga komisionet e numërimit të votave. I bëj thirrje komisionerëve të ruajnë qetësinë, por njëkohësisht të gjithë ata të PS dhe të PD të zbatojnë ligjin për të realizuar një proces normal dhe për të mos dëmtuar procesin e zgjedhjeve në tërësi, ndërkohë që në Shkodër ky proces është i dëmtuar rëndë. Ne do ta kontestojmë ligjërisht këtë proces, por me sa duket do të jetë e vështirë, që kjo që po ndodh në Shkodër të mos e dëmtojë rëndë procesin zgjedhor në tërësi”, tha Islami.
...