Në Vlorë mbaron numërimi, Aleanca për Ndryshim fiton 5 deputetë
Proçesi i numërimit të votave në KZAZ-në e bashkisë së Vlorës, përfundoi para pak minutash.
Procesi që rifilloi rreth orës 15.15, pas një ndërprerjeje prej disa orësh, sipas sekretarit tw KZAZ, Ylli Hysi, "u zhvillua normalisht dhe aktualisht, janë duke u realizuar rakordimet për rezultatin përfundimtar". Procesi i numërimit të votave në 6 kutitë e fundit, në KZAZ, u ndërpre rreth orës 09.15 të mëngjesit të sotëm. Kjo erdhi për shkak të parregullsive që u konstatuan në dokumentacionin shoqërues dhe në disa prej fletëve të votimit, në këto 6 kuti. Me vendimin e mosnumërimit u bashkuan edhe komisionerët socialistë, të cilët më pas kërkuan rifillimin e procesit. Në bashkinë e Vlorës, në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës funksionuan 86 qendra votimi. Ndërsa në rang qarku funksionuan 345 qendra votimi. Në KZAZ me numër 62 dhe 63 të rrethit të Vlorës, procesi i numërimit të votave përfundoi mbrëmjen e të hënës. Qarku i Vlorës do të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë me 12 deputetë.
...