E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama të tërheqë bllokuesit e saj nga veprimet që pengojnë numërimin në Bushat

Zëdhënësja e fushatës së PD-së Majlinda Bregu u shpreh se Edvin Rama duhet të urdhërojë kandidatin e PS Tom Doshi të mos e bllokojë procesin e numërimit të votave. Sipas saj KQZ ka emëruar një tjetër kryetar KZAZ-je në Bushat dhe ai duhet ta lejojë të marrë detyrën. “As ai dhe askush nuk mund të zbllokojë procesin e votimit në Bushat” theksoi Bregu. "Jam këtu për të ripërsëritur mesazhin që e kam dhënë dhe para disa orësh ndaj kryetarit të PS-së Edi Rama, të urdhërojë njerëzit e tij në Bushat, të urdhërojë kandidatin e tij Tom Doshi të mos bllokojë procesin e numërimit të votave në Bushat. Ka më shumë se 3 orë e gjysmë që KQZ-ja ka emëruar kryetarin e ri të KZAZ-së – institucionit që do të përgjigjet për numërimin e votave në Bushat, Ylber Kolë Tahiri – dhe ai po bllokohet nga Tom Doshi për të marrë detyrën e tij funksionale për Bushatin, të caktuar nga KQZ-ja. As Tom Doshi, dhe askush tjetër nuk mund të dalë mbi ligjin, nuk mund të shkelë standardet e këtyre zgjedhjeve në Shqipëri. Ndaj, dhe njëherë u bëj thirrje të zhbllokojnë procesin e numërimit të votave në KZAZ-në e Bushatit dhe zotëria i cili ka marrë detyrën dhe mandatin nga KQZ si kryetar i KZAZ i caktuar nga PS, të paraqitet dhe të mos vonohet më procesi i numërimit, i cili ka 3 orë e gjysmë që mbahet peng nga Tom Doshi." tha Bregu

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›