E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një dramë imagjinare në Teatrin Kombëtar Drama "Over there"

 

(Atje tej), shkruar nga rumuni Duro Motok, me regji të Julia Sinanit dhe skenografi të Martin Gjonit, do të shfaqet premierë në datat 25 dhe 26 tetor në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, në kuadër të edicionit të katërt të festivalit "Teatri i të rinjve". Në këtë vepër, e cila do të sjellë në skenën shqiptare teatrin imagjinar, interpretojnë aktorët Klodiana Keco, Ledion Zoi dhe Klodian Hoxha. Regjisorja Sinani u shpreh se "e kam zgjedhur qëllimisht këtë vepër duke u nisur nga realiteti ynë sepse "Over there" është jeta jonë". Vepra i përket teatrit imagjinar, një gjini e pa lëvruar në teatrin shqiptar dhe mesazhi i veprës është që njeriu duhet të jetë i kënaqur me ato gjëra që ka. "Njeriu nuk kënaqet asnjëherë nga gjërat që ka dhe gjithmonë duhet të arrijë "atje", tha Sinani.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›