Qeveria: Asnjë institucion jo bankë nuk mund të bëjë më faktoring
Veprimtaria e faktoringut tani e tutje do të mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë, pasi asnjë institucion jo bankë nuk do të mund të bëjë më faktoring. Ky është thelbi i vendimit që ka marrë dje qeveria, në të cilin parashikohen ndryshime në ligjin aktual për faktoringun. Sipas ndryshimeve të miratuara dje nga qeveria, veprimtaria faktoring, sipas përcaktimit të nenit 2 të këtij ligji, e kryer nga subjektet e parashikuara në nenin 10, përveç sa parashikohet në këtë ligj, mbikëqyret dhe rregullohet nga Banka e Shqipërisë, në përputhje me dispozitat e ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore, të nxjerra prej saj për këtë qëllim”.
Ligji për faktoringun ka për qëllim të rregullojë marrëdhëniet e palëve në një kontratë faktoring, si dhe kalimin e kredive të llogarisë klient. Për ato çështje që nuk rregullohen nga ky ligj, palët e kontratës faktoring dhe marrëdhëniet juridike, që lindin ndërmjet tyre, do t'u nënshtrohen dispozitave përkatëse të legjislacionit në fuqi.
Kontrata faktoring, për qëllimin e këtij ligji, quhet kontrata e lidhur me shkrim ndërmjet furnizuesit dhe faktorit, nëpërmjet së cilës furnizuesi mund t'i shesë apo i shet faktorit kredi të llogarisë klient, që ekzistojnë në çastin e lidhjes së kontratës faktoring dhe/ose që mund të krijohen më pas, të cilat kanë lindur dhe/ose do të lindin nga kontrata për shitjen e sendeve dhe/ose shërbimeve, të lidhura ndërmjet furnizuesit dhe klientëve të tij, debitorëve, duke përjashtuar ato për shitjen e sendeve dhe/ose shërbimeve, që blihen për përdorim personal, familjar ose shtëpiak. Po kështu, faktori kryen të paktën dy nga veprimet e mëposhtme: financon furnizuesin, duke përfshirë parapagimet; mban llogaritë, që lidhen me kreditë e llogarisë klient; mbledh kreditë e llogarisë klient; mbron furnizuesin nga paaftësia paguese e debitorëve, si pasojë e pamundësisë së tyre financiare për të paguar; debitori duhet të njoftohet për kalimin e kredive të llogarisë klient.
Kontrata faktoring lidhet si për kredi vendase, ashtu edhe për kredi ndërkombëtare.
Kontrata faktoring nuk është kontratë huaje apo kontratë për transferimin e kredive të llogarisë klient, që lidhet vetëm për të lehtësuar mbledhjen e llogarive. Në kuptim të këtij ligji, kontrata, ku faktori dhe furnizuesi janë i njëjti subjekt, nuk është kontratë faktoring.
Kontrata faktoring për kredi ekzistuese ose të ardhshme
Sipas ligjit, objekt i kontratës faktoring janë kreditë ekzistuese dhe/ose të ardhshme të llogarisë klient, të cilat kanë lindur dhe/ose do të lindin nga shitja e sendeve dhe/ose shërbimeve nga furnizuesi te klienti (debitori). Kreditë e llogarisë klient, objekt i kontratës faktoring, mund të jenë vendase ose ndërkombëtare. Kreditë e llogarisë klient mund të kalohen edhe përpara lidhjes së kontratave nga të cilat ato do të rrjedhin. Kreditë e llogarisë klient, qofshin ekzistuese apo të ardhshme, mund të kalohen në tërësi.
Kalimi në tërësi i kredive të ardhshme të llogarisë klient mund të bëhet vetëm për kreditë që rrjedhin nga kontrata, të cilat lidhen brenda një afati maksimal njëzet e katër muaj nga data lidhjes së kontratës faktoring. Dispozitat e kontratës faktoring janë të vlefshme edhe kur nuk identifikojnë individualisht kreditë, ekzistuese ose të ardhshme, të llogarisë klient, objekt i kontratës faktoring, nëse këto kredi identifikohen në kontratën faktoring në kohën e lidhjes së saj ose në kohën e lindjes së këtyre kredive. Dispozitat e kontratës faktoring, që parashikojnë kalimin e kredive të ardhshme të llogarisë klient te faktori, zbatohen menjëherë, në çastin kur lindin kreditë në fjalë, pa qenë i nevojshëm nënshkrimi i një kontrate të re, për realizimin e kalimit të kredive të llogarisë klient. Lidhja nga furnizuesi me më shumë se një faktor e kontratave të përcaktuara në nenin 2 të këtij ligji, të cilat kanë objekt të njëjtat kredi të llogarisë klient, për të njëjtin debitor, është e ndaluar. Këto kontrata kur lidhen, janë të pavlefshme. Shkelja e kësaj dispozite, kur përbën vepër penale, dënohet sipas dispozitave të Kodit Penal. Lidhja e kontratave faktoring nuk është e kundërligjshme, nëse faktorët e lartpërmendur kanë rënë dakord për lidhjen e këtyre kontratave.
Kontrata e lidhur midis faktorit dhe furnizuesit
Shitja e kredive të llogarisë klient nga furnizuesi te faktori ka përparësi dhe është e vlefshme pavarësisht nga ndonjë kontratë apo marrëveshje e lidhur ndërmjet furnizuesit dhe debitorit, e cila ndalon kalimin e kredive. Llojet e kontratës faktoring janë disa, si faktoring vendas, eksporti ose importi; faktoring pa garanci, ku furnizuesi nuk garanton faktorin për aftësinë paguese të debitorit. Megjithatë, furnizuesi mbetet përgjegjës dhe i detyruar kundrejt faktorit, nëse për çfarëdolloj arsyeje, të ndryshme nga paaftësia paguese, debitori nuk paguan tërësisht kredinë e llogarisë klient ose faktoring me garanci, ku furnizuesi garanton plotësisht faktorin për pagimin e kredisë së llogarisë klient nga debitori. Faktori ose furnizuesi njofton debitorin me shkrim, përfshirë faksin, mesazhet e dërguara me postë elektronike dhe çdo lloj telekomunikimi, që mund të riprodhohet në mënyrë të prekshme. Njoftimi vlerësohet i realizuar kur i ka mbërritur marrësit. Përmbajtja e njoftimit përfshin deklarimin e ekzistencës së kontratës faktoring, të lidhur ndërmjet faktorit dhe furnizuesit, si dhe identifikimin e faktorit dhe të kredive të llogarisë klient, që janë objekt i kontratës faktoring. Njoftimi kryhet brenda një afati të përcaktuar në kontratën faktoring. Kontrata faktoring mbaron me përfundimin e afatit kohor, për të cilin ajo është lidhur. Nëse kohëzgjatja nuk është përcaktuar, kontrata faktoring përfundon pasi të jenë shlyer plotësisht të gjitha kreditë e llogarisë klient, të transferuara nëpërmjet kësaj kontrate.
Të drejtat dhe detyrimet e palëve në transaksionet faktoring
Palët pjesëmarrëse në transaksionet faktoring janë faktori, furnizuesi dhe debitori.
Faktori është person juridik, i cili ofron shërbimet e përmendura në shkronjën "b" të pikës 1 të nenit 2 të këtij ligji kundrejt shpërblimit që mund të jetë një shumë e përcaktuar dhe/ose normë interesi për një periudhë kohore të caktuar me marrëveshjen e palëve.
Subjektet që mund të kryejnë veprimtari faktoring janë bankat dhe institucionet financiare jobankare, të themeluara sipas legjislacionit në fuqi, që veprojnë në Republikën e Shqipërisë; shoqëritë tregtare, që kanë objekt vetëm veprimtarinë faktoring.
Nëse faktori krijohet në territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas shkronjës "b" të pikës 1 të këtij neni, ai duhet të jetë një shoqëri tregtare, në përputhje me ligjin nr. 7638, datë 19.11.1992 "Për shoqëritë tregtare", me kapital themeltar jo më të vogël se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë, i cili të jetë i shlyer me kontribute në para, të paktën deri në shumën 20 000 000 (njëzet milionë) lekë. Furnizues është çdo subjekt që ushtron veprimtari tregtare, i krijuar në përputhje me legjislacionin e vendit të origjinës, i cili i ofron debitorit sende dhe/ose shërbime dhe përfiton nga faktori shërbimet e përcaktuara në shkronjën "b" të pikës 1 të nenit 2 të këtij ligji, kundrejt shpërblimit që është një shumë e përcaktuar dhe/ose normë interesi, për një periudhë kohore të caktuar me marrëveshjen e palëve. Debitor është subjekti që blen sende dhe/ose shërbime nga furnizuesi dhe që ushtron veprimtari tregtare dhe është krijuar në përputhje me legjislacionin e vendit të origjinës. Faktori pranon kalimin e kredive të llogarisë klient të furnizuesit, në përputhje me kontratën faktoring, siç parashikohet në nenin 2 të këtij ligji.