E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi e Kroaci, leter te perbashket per anetaresimi ne NATO

Shqiperia dhe Kroacia nxisin parlamentet e vendeve anetare te NATO-s per ratifikimin e shpejte te protokollit per anetaresimin e plote te ketyre dy vendeve ne kete aleance. Kjo nisme zyrtare eshte marre nga dy Kryeparlamentaret e Shqiperise dhe Kroacise, Jozefina Topalli dhe Luka Bebic. Nje fakt i tille u be dje i ditur nga vete Kryetarja e Kuvendit, Topalli, e cila zhvilloi nje konference per shtyp, pas takimit me homologun e saj kroat. "Me 9 korrik ne Bruksel u nenshkruan Protokollet per Zgjerimin e Traktatit te Atlantikut te Veriut per Republiken e Shqiperise dhe Republiken e Kroacise, kapitulli i fundit i nje rrugetimi te gjate per dy vendet tona, te cilat kane ndermarre reforma gjitheperfshirese politike, ekonomike e sociale te te gjithe shtetit dhe shoqerise", u shpreh Topalli gjate fjales se saj. Per kete arsye, duke bere me dije mbi nismen e ndermarre, Topalli vuri ne dukje se "si hap te pare se bashku me zotin Bebic, i kemi adresuar nje leter te perbashket krereve te parlamenteve dhe senateve te 26 vendeve anetare te NATO-s, ku i kerkojne mundesine e pershpejtimit te procesit te ratifikimit te ketij protokolli, ne menyre qe dy vendet te behen anetare te NATO-s ne Samitin e ardhshem, ne pranvere 2009". Sipas saj, letra e perbashket i eshte drejtuar Kryetares se Kongresit Amerikan, Nensy Pelosi, Kryetarit te Senatit amerikan, Richard Cheney, Kryetareve te Parlamentit dhe Senatit te Kanadase, Miliken dhe Kinsela, Britanise se Madhe, Martin dhe Hayman, te Frances Acouer dhe Ponslet, te Italise Gianfranco Fini e Renato Schifani, te Gjermanise Lammert dhe Beust, te vendeve Baltike e Nordike, vendeve te Evropes Juglindore anetare te Aleances. "Kombet tona jane gati per nje fillim te ri, jane gati per t'u bashkuar me Aleancen si Aleate te zote, te besueshem dhe te sigurt, per te mbrojtur vlerat dhe interesat e perbashketa dhe per te kontribuar fuqishem ne sigurine e te gjithe Aleateve dhe te mbare botes, per cdo kercenim qe mund te hasim. Eshte nje privilegj i vecante per brezin tone te kemi mundesi per te siguruar nje te ardhme me te sigurt per femijet tane dhe per brezat e ardhshem. Gjate kesaj faze te fundit te rrugetimit drejt NATO-s dhe pas anetaresimit ne te, ne do te vazhdojme me me teper vendosmeri te gjitha reformat", nenvizohet ne letren e perbashket te ketyre dy vendeve.

Shqiperia nenshkroi protokollin per anetarsim ne NATO

I hapet rruga ratifikimit te marreveshjes nga vendet e organizates

Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, nenshkroi ne fillim te ketij muaji ne Bruksel Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Nenshkrimi i Protokolleve te Anetaresimit te Shqiperise ne NATO i hap rruge ratifikimit te ketyre protokolleve nga vendet anetare dhe anetaresimit me te drejta te plota te Shqiperise ne Traktatin e Atlantikut te Veriut. Pas kesaj, per here te pare perfaqesuesit e Shqiperise dhe Kroacise moren pjese ne mbledhjen e Keshillit te NATO-s, por pa te drejte vote. Perfaqesuesit politike ne vend kerkojne qe anetaresimi me te drejta te plote te behet vitin e ardhshem, vit ne te cilin do te festohet edhe 60-vjetori i krijimit te NATO-s, si aleanca me e fuqishme nderkombetare, per sa i perket bashkeveprimit politik me ate ushtarak.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›