E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: "Pervers, trajtimi qe po i ben politika ceshtjes se dosjeve"

Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, thekson se nuk beson se ka sinqeritet te partite politike ne kerkesen e tyre per hapjen e dosjeve per ish-bashkepunetoret e sigurimit te shtetit. Ne nje interviste per "Koha Jone", Dule shprehet pesimist ne lidhje me qellimet e partive ne berjen e transparences, duke permendur faktin se kjo nisme merret nje vit perpara vitit elektoral. Kreu i PBDNJ-se shprehet i hapur edhe per bisedime me Partine Demokratike, ne rast se lideri i saj vendos qe ministrine qe kjo parti menaxhon, t'ua jap republikaneve. Ai thekson se politika duhet te perfundoj patjeter amendimin e Kodit Zgjedhor brenda ketij muaji, ne menyre qe ne sesionin e ardhshem parlamentar, politika te jete e perqendruar te thelbi i saj dhe jo te procedurat per zgjedhjet. Nga ana tjeter, Dule thekson se PBDNJ kerkon te dale e vetme ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por ne rast se kjo nuk realizohet, atehere per kryetarin e kesaj partie nuk eshte e vendosur nese do jete perseri PD aleati i partise se minoritetit.

Riperfshirja e republikaneve ne qeveri dhe plotesimi i postit te zv/kryeministrit pritet te sjellin disa ndryshime ne kabinet. Cfare mendoni se do t'i sillnin keto ndryshime kabinetit ne kete moment?

Ne kemi insistuar disa here per ndryshime rrenjesore ne qeveri, per disa arsye parimore. Por ne jemi disi skeptik ne momentet aktuale nese ekzistojne te njejta premisa si ato ne kohen qe ne i kemi kerkuar keto ndryshime. Por, ne mbetemi te mendimit se viti i fundit, viti elektoral kerkon nje rifreskim dhe nje riperteritje vizioni dhe mendojme se tani eshte nje rast i tille. Eshte nje mundesi per Kryeministrin qe te realizoj kete ndryshim, duke i garantuar kabinetit nje fleksibilitet me te madh, nje eficence e cila do te arrij te behet e ndjeshme dhe e prekshme nga qytetaret shqiptare dhe ne kete menyre te favorizoj edhe partite e koalicionit ne realizimin e programit qeveritar.

Mendoni se eshte rasti per te bere ndryshime te thella?

Ne mendojme se nuk premton koha per ndryshime drastike, behet fjale thjesht per rifreskim dhe per rritjen e xhirove te motorit te qeverise ne drejtimin dhe kahun tashme te percaktuar. Nuk mund te kemi ndryshime strategjike, thjesht te pershpejtojme rritjen e eficences.

Republikanet jane shprehur se kerkojne nje nga ministrite kyce ne zhvillimin e vendit, sic eshte edhe ministria e dhene PBDNJ-se. Po ne rast se Kryeministri Berisha do te vendoste t'i jepte PR-se, Ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale qe ju e administroni prej 3 vitesh?

Pyetja permban hipoteza dhe eshte larg realitetit. Nese kryeministri mendon se ndonje parti tjeter mund te jete me e efektshme se PBDNJ ne dikasterin qe ne aktualisht drejtojme, ne jemi plotesisht te hapur te diskutojme, por gjithmone ne kuader te marredhenieve qe ne si parti kemi me demokratet. Ne nuk deshirojme te jemi nje parti qe kerkojme te ushqehemi nga pushteti dhe nuk jemi ngjitur pas tij, rrjedhimisht jemi te hapur ne negocim dhe diskutim. Ne lidhje me negociatat per keto ndryshime, mendoj se do jene dypaleshe mes PD-se dhe partive aleate dhe jo duke perfshire ne diskutime te perbashketa te gjithe koalicionin qeveritar.

Si e shikoni ecurine e amendimit te Kodit Zgjedhor dhe cilat jane kerkesat dhe sugjerimet tuaja ne lidhje me kete proces te saponisur?

Ne nuk e shikojme te fragmentarizuar realitetin dhe rrjedhimisht cdo zhvillim duhet pare ne sherbim te nje objektivi shume madhor. Realizimi i zgjedhjeve jo te ngjashme me te gjitha zgjedhjet e tjera politike ose administrative ne Shqiperi. Ajo qe ka ndodhur deri me sot eshte ajo qe deri ne shpalljen zyrtare te fushates elektorale, ne mos edhe gjate fushates, diskutojme ne lidhje me rregullat e lojes dhe harrojme permbajtjen. Duhet te hyjme ne sesionin e ri parlamentare ne ballafaqimin e alternativave dhe jo ne debate me rregullat e lojes. Eshte domosdoshmeri qe Kodi Zgjedhor te jete gati i miratuar dhe te kete hyre ne fuqi perpara sesionit tjeter parlamentare. Nga ana jone deshirojme edhe njehere te risjellim ne fokus domosdoshmerine e garantimit te kushteve te pjesemarrjes se emigranteve ne zgjedhje nga vendet e rezidences.

Si do te dal PBDNJ ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, vetem apo pjese e nje koalicioni. Nese eshte kjo e dyta, eshte pikerisht koalicioni i kryesuar nga PD ku ju do te ribashkoheni?

Duke pare gjendjen me perfundimin e Kodit Zgjedhor, duke diskutuar edhe me strukturat drejtuese do te shikojme mundesine se pari, per te kandiduar, sic e kemi bere tradite deri me sot pa aleanca parazgjedhore. Natyrisht, nese llogarite elektorale do te jene te tilla qe nuk do na lejojne nje veprim te tille, do te orientohemi drejt aleancave, por gjithmone prioriteti yne ne keto negociata te brendshme do te jene kushtet dhe mundesite per t'u perballuar te vetem. Ne jemi aleat luajal me Partine Demokratike deri ne minuten e fundit te administrimit te mandatit. Kjo eshte shume e qarte nga te dyja anet. Por ne zgjedhje fillon nje faze tjeter, e cila do te diskutohet ne kushtet e atehershme.

Si e gjykoni debatin politik qe po zhvillohet per dosjet dhe pse PBDNJ nuk ka qene mjaft aktive ne kete debat?

Deshiroj te distancohem nga te gjitha keto nisma, per arsye se duhet te kishte ndodhur ne Shqiperi nje zhvillim i tille. Shqiperia duhet te mbyll me ngut ciklin postkomunist. Nuk mund te jetojme situata perverse politike, duke mbajtur ende te gjalle ciklin postkomunist dhe duke hapur ne te njejten kohe ciklin atlantik. Ne kemi nenshkruar ne te njejten kohe edhe protokollin e anetaresimit me NATO-n, pretendojme se shpejti te marrim edhe statusin e kandidatit ne Bashkimin Evropian dhe diskutojme ende hapjen e dosjeve. Hapja e dosjeve duhet te ishte bere, jo per demagogji dhe jo per qellime mikropartiake dhe gjithmone ne sherbim te koherences sociale, sepse shqiptari nuk mund te vazhdoj te jete dyshues per njeri-tjetrin. Ballafaqimi yne ne kushtet e globalizimit kerkon zhvillime ne te gjitha fushat. Eshte domosdoshmeri me kritere thellesisht te zhveshura nga ana partiake, t'i japim fund ketij debati, duke u mbeshtetur vetem te transparenca.

A mendoni se per hapjen e tyre partite kerkojne te bejne edhe "spastrime" te elementeve te vecante politike?

Ne kushtet politike dhe duke pasur parasysh qe jemi perpara nje viti zgjedhor, me lejoni te shprehem pesimist.

"Kodi i ri Zgjedhor te mbyllet brenda korrikut"

Kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, thekson se amendimi i Kodit Elektoral eshte nje domosdoshmeri per t'u kryer brenda ketij sesioni parlamentar, qe do te thote brenda muajit korrik. Sipas Dules, me hyrjen e parlamentit ne sesionin e ardhshem parlamentar duhet te mbyllet njehere e mire edhe ceshtja e diskutimit te anes teknike te zgjedhje. Ne kete menyre, sipas kreut te partise se minoritetit, politika duhet te kete kohen e mjaftueshme per t'u perqendruar rreth problemeve reale dhe asaj cfare do t'u ofroje qytetareve ne mandatin e saj dhe jo te diskutoj per anen teknike te zgjedhjeve. Vangjel Dule thekson, per "Koha Jone", se nje nga kerkesat e perseritura te PBDNJ-se per kete kod eshte edhe krijimi i mundesive per te perfshire edhe emigrantet ne procesin e votimit.

PBDNJ kerkon te dale vetem

Ne zgjedhje, jo domosdoshmerisht me PD-ne

Kryetari i PBDNJ-se, Dule, deklaron se partia qe ai drejton ende nuk e ka vendosur nese do te bej pjese ne nje tjeter koalicion te udhehequr nga Partia Demokratike ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas Dules, deshira e perfaqesuesve te partise se minoritetit eshte te dalin te vetem ne zgjedhjet e ardhshme dhe mos te jene pjese e nje koalicioni parazgjedhor. Por, sipas Dules, nese kjo nuk ndodh nuk do te thote qe PBDNJ te jete pjese e koalicionit te drejtuar nga PD.

"Ne jemi aleat luajal me Partine Demokratike deri ne minuten e fundit te administrimit te mandatit. Kjo eshte shume e qarte nga te dyja anet. Por ne zgjedhje fillon nje faze tjeter, e cila do te diskutohet ne kushtet e atehershme", thekson Dule ne intervisten per "Koha Jone".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›