Shqiperi ligji per administrimin e mbetjeve rikthen polemikat e forta ne parlament
Ne Shqiperi sot ligji per administrimin e mbetjeve i cili parashikon edhe importimin e tyre riktheu polemikat e forta per kete ceshtje ne sallen e parlamentit. Ligji u kthye pas nga presidenti Bamir Topi i cili kundershtoi pikerisht nenet qe lejonin importin. Shumica perseriti sot qendrimin sipas te cilit vendimi i presidentit kishte qene nje levizje politike duke konfirmuar se do ta rivotoje ate pa asnje ndryshim. Per socialistet nderkaq ligji jo vetem qe nuk zgjidh trajtimin e mbetjeve brenda vendit po rrezikon sipas tyre qe ta ktheje ate ne nje depozite te plehrave te Europes.