Proteste kunder projekt-ligjit mbi perpunimin e mbetjeve

Nje grup te rinjsh pjesetare te organizates Kuvendi Civil dhe veprimtare te mjedisit te bashkuar ne Aleancen Kunder Plehrave protestuan sot ne rruget e kryeqytetit kunder projekt-ligjit per perpunimit te mbetjeve nderkohe qe ai po diskutohej ne parlament. Ata e nisen protesten para ministrise se mjedisit ne rrugen e Durresit dhe pastaj marshuan duke hedhur parrulla te ndryshme pergjate rruges nga Banka Qendrore te Gjykata e Larte. Protesta e tyre vijoi ne rrugen nga Parku Rinia tek selia e parlamentit ku deputetet kishin ne rendin e dites projekt-ligjin e kundershtuar prej tyre.
Lavdosh Ferunaj ekspert i njohur dhe veprimtar i ceshtjeve mjedisore thote se Aleanca kunder Plehrave dhe Kuvendi Civil po i bejne presion parlamentit qe te mos e miratojne projekt-ligjin qe tashme e ktheu prapa per rishqyrtim edhe presidenti Topi. Ai thote se eshte i zhgenjyer nga fakti qe maxhoranca nuk pranoi asnje sugjerim per riparimin e disa neneve. Ne jemi pro ligjit per menaxhimin e integruar te mbetjeve por nga ky ligj duhen perjashtuar nenet qe kane te bejne me importin e mbetjeve. Ne kishim besim se kjo mund te rishikohej por mesa duket funskionon nje skeme tjeter ku maxhoranca shpreh nje autoritet te pashpjegueshem krejt jashte cdo lidhje me komunitetin - tha ai.
Veprimtaret deklarojne se protestat do te vazhdojne kunder nje project-ligji qe sipas tyre rrezikon natyren dhe jeten e vendit. Drejtuesi i Kuvendit Civil Dritan Broka thote se ata kane dorezuar dje ne parlament nje peticion me 3 mije firma qytetaresh dhe personalitetesh publike ku kerkohet ndryshimi i projekt-ligjit ne nenet per importin. Ne duam qe ky ligj te mos miratohet. Se pari duam qe te shqyrtohet peticioni dhe te futet pika jone e peticionit e cila kerkon qe minimalisht per 20 vitet e ardhshme te mos importohet asnje lloj plehre ne Republiken e Shqiperise. Ne presim pergjigjen e parlamentit dhe do ta vazhdojme luften tone deri ne fund - tha ai.
Perfaqesues te shoqerise civile thone se tani per tani ata po kerkojne bashkepunimin me ligjvenenesit per te hartuar nene te pranueshme me nje gjuhe te perbashket ndaj duan qe te degjohen propozimet e tyre. Nuk mendoj se ligji ne fjale eshte nisur me nje mendim negativ dhe as korruptiv perkundrazi. Mendoj qe edhe ata qe e kane bere kane dashur qe te bejne nje pune positive. Por nese ka sugjerime te tjera nese ka pikepyetje dhe paqartesi keto te gjitha duhen hedhur ne nje tavoline ku te diskutohet dhe te behet me e mira per te gjithe ne - thote Elsa Ballauri drejtuese e Grupit per mbrojtjen e te drejtave njerezore.
Veprimtaret e mjedisit dhe te shoqerise civile pohojne qe nese projekt-ligji miratohet sot ata do ta paditin kete ligj ne Gjykaten kushtetuese dhe do te mbledhin 50 mije firma qytetaresh per te thirrur nje referendum kombetar mbi kete ceshtje.