Uorsduort: Çështja e Kosovës është mbyllur
Beograd -Ambasadori britanik në Beograd Stiven Uorsduort tha se çështja e statusi të Kosovës është "çështje e mbyllur" dhe se për këtë më nuk do të ketë dialog mes Beogradit dhe Prishtinës. Ai tha se njohja e Kosovës nuk shtrohet si kusht në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE. Ajo që duhet të ndodhë, theksoi diplomati britanik, është që dialogu për një sërë çështjesh praktike, prej të cilave, disa janë përfshirë në marrëveshjen prej gjashtë pikash, ndërsa mënyra sesi do të organizohej dialogu dhe në cilin nivel, duhet të përcaktohet më pas.