Prishtina në përgatitje për festën e pavarësisë
Prishtinë - Po afrohet 17 Shkurti, dita kur para një viti është shpallur pavarësia e Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi kërkon një festim dinjitoz për këtë datëlindje të parë, për t’i treguar botës se Kosova ka merituar të jetë e pavarur. Një ditë para përvjetorit të pavarësisë, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës, do t’i kushtohet historisë së krijimit të shtetit të ri.
Me një seancë solemne të Parlamentit të Kosovës, koncert në qendër të kryeqytetit Prishtinë dhe fishekzjarrë do të shënohet përvjetori i parë i pavarësisë së Kosovës.
Ndërkohë, kanë arritur edhe urimet e para. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka marrë letër urimi nga Presidenti i Gjermanisë, Horst Kohler, ku veç të tjerash thuhet se gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, Kosova bashkë me komunitetin ndërkombëtar ka bërë përpjekje gjithëpërfshirëse lidhur me zbatimin e reformave. Mund të jeni i sigurt se Gjermania do të vazhdojë t'i japë Republikës së Kosovës përkrahjen e duhur.
Nga ana e tij, Kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me krerët e komunave, me të cilët ka diskutuar përgatitjet e fundit për shënimin e njëvjetorit të Pavarësisë. Thaçi u bëri thirrje kryetarëve komunalë, të krijojnë kushte dhe rrethana për festim sa më dinjitoz. “Ju kam ftuar sot këtu që edhe ju të flisni me strukturat tuaja komunale por edhe me qytetarët që dita e pavarësisë të jetë njëkohësisht ditë e dinjitetit dhe krenarisë, e festimit madhështor, e tolerancës, stabilitetit, e unitetit politik dhe qytetar si dhe e vlerave më të larta kombëtare dhe demokratike. Bota demokratike, të nderuar kryetarë të Kuvendeve komunale, pret këtë mesazh nga ne, të institucioneve por edhe si popull”, -tha Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
Nga ana tjetër, zyrtarët serbë vazhdojnë me deklarata kundër pavarësisë. Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ka paralajmëruar se në njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës situata mund të destabilizohet. Ai gjithashtu ka thënë se për shkak të sponsorizimit të pavarësisë së Kosovës, shteti serb vazhdon të ketë probleme serioze në marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo përkundër kësaj, ka theksuar kryediplomati serb, duhet gjetur një mënyrë për bashkëpunim më të mirë me administratën amerikane.
Deklaratat e vazhdueshme kundër pavarësisë së Kosovës, Kryeministri Hashim Thaçi i cilëson si përpjekje të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën. "Ne presim që Beogradi ta kapërcejë mentalitetin e kohës së Sllobodan Millosheviçit në marrëdhëniet me Kosovën", ka thënë ai.
Ndërkaq, Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, menjëherë i ka hedhur poshtë akuzat. "Serbia, në asnjë mënyrë nuk dëshiron ta ndalë procesin e përfshirjes së Kosovës në disa institucione ndërkombëtare financiare, sepse ne, në bisedimet për statusin kemi propozuar zgjidhje të tillë", tha presidenti serb.
Nga ana tjetër Ministri i Arsimit, Enver Hoxha bëri të ditur se në të gjitha shkollat e Kosovës me datën 16 shkurt, ora e parë mësimore do t’i kushtohet historisë së krijimit të shtetit të ri të Kosovës.