Krasniqi: Zgjedhjet tani humbje kohe për Kosovën
Prishtinë- Kuvendi i Kosovës ka debatuar të premten vendimin e presidentit që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen në vitin 2011. Debati u mbajt me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në opozitë, e cila kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme këtë vit. Deputetët e opozitës gjatë debatit e akuzuan presidentin e Kosovës se ka shkelur Kushtetutën kur ka marrë vendim që zgjedhjet e përgjithshme të mos mbahen këtë vit, por pas përfundimit të mandatit katërvjeçar të institucioneve aktuale.
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini tha se presidenti e ka marrë këtë vendim pa konsultim me spektrin politik, në veçanti me opozitën, por sipas dëshirës së tij. Përfaqësuesit e partive opozitare kërkuan nga udhëheqësit e institucioneve që të respektojnë pakon e Martti Ahtisaarit mbi bazën e së cilës është shpallur pavarësia, e që parasheh mbajtjen e zgjedhjeve 9 muaj pas zgjidhjes së statusit.
Nga ana tjetër, mazhoranca e ka vlerësuar të panevojshëm debatin për zgjedhjet, duke thënë se vendimi për to është çështje e mbyllur. Duke folur në cilësinë e deputetit, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi tha se mbajtja e zgjedhjeve këtë vit do të ishte humbje kohe, në kohën kur kërkohen njohje të reja për shtetin e Kosovës. Vendimi i presidentit që zgjedhjet parlamentare të mos mbahet deri pas përfundimit të mandatit katërvjeçar të Kuvendit dhe të qeverisë, është mbështetur nga Kreu i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, i cili bën mbikëqyrjen e marrëveshjes për pavarësinë e Kosovës. /bbc/