Dhjetë zyrtarë të MPJ do të trajnohen në Gjermani
Prishtinë -Një grup prej dhjetë zyrtarësh të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, do të udhëtojnë drejt Berlinit, ku do të marrin pjesë në një trajnim ndërkombëtar për diplomaci. Trajnimi në fjalë është organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, me qëllim për të ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, si një institucion i ri në fillet e veta.
Gjatë trajnimit, i cili është hartuar ekskluzivisht për diplomatët e rinj kosovarë, do të ofrohen njohuri mbi diplomacinë ndërkombëtare, duke përfshirë çështje të hollësishme protokollare, teknikat e negocimit të suksesshëm etj.
Përpos njohurive mbi sistemin politik të Republikës Federale të Gjermanisë, diplomatëve kosovarë do t’u ofrohen njohuri edhe mbi integrimin evropian, të drejtën ndërkombëtare, rendin global etj. Trajnimi do të jetë një mujor dhe do të zgjasë prej 16 shkurtit deri më 15 mars.