E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia 100 vjece Berisha Tirane - Elbasan Parlamenti dhe stadiumi i ri dhuratat e qeverise

Berisha Rama i kapur nga sindroma posesive i Kurbanit po kurbanizon integrimin Thirrja per 100vjetorin -e pavaresise Kryeministri Historianet duhet te nxjerrin ne shesh te vertetat historike

Ne kuader te 100-vjetorit te pavaresise se vendit Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje ne mbledhjen e qeverise se duke nisur nga 28 Nentori i ketij viti deri ne 28 Nentorin e vitit tjeter qeveria do te nise pergatitjet per te realizuar festimet madheshtore per festen e 100-vjetorit. Kreu i ekzekutivit pohoi se qeveria qe ai drejton do te tregohet e gatshme per te mbaruar sa me pare ne kohe per festen jubile te pavaresise dy nga veprat me te rendesishme ato te ndertimit te Parlamentit dhe stadiumit te ri. Ne kete kontekst Berisha nenvizoi se vepra me e madhe e ketij katervjecari do te jete rruga e re Tirane - Elbasan. Duhet te hapet menjehere konkursi per monumentin e pavaresise ne 100 vjetorin e saj. Qeveria do te mobilizoje te gjitha burimet qe ai te perfundoje me 28 nentor. Eumlshte vendosur qe ne kete kuader te nise ndertimi i parlamentit dhe i stadiumit dy projekte keto per te cilat qeveria qendron plotesisht dhe natyrisht brenda te gjitha procedurave ligjore me solide. Vepra me e madhe e ketij 4-vjecari tuneli Tirane - Elbasan eshte nje tjeter monument deshmi e Shqiperise 100-vjecare. Te gjitha projektet dixhitale Shqiperia dixhitale duhet te jete Shqiperia 100-vjecare - tha Kryeministri.

Mbledhja e qeverise

Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave pjesa me e madhe diskutimeve dhe vendimeve te marra iu kushtuan 100-vjetorit te pavaresise se vendit. Ne fjalen e tij Kryeministri Berisha deklaroi se viti aktual qe fillon me 28 nentor 2011 dhe vazhdon gjate gjithe vitit 2012 do te shenoje veprimtari nder me te shumta per te nderuar sipas tij sakrificen e shqiptareve per pavaresi dhe dinjitet. 100-vjetori eshte nje rast per te nderuar lumenjte e gjakut dhe sakrifices qe shqiptaret bene me kryengritjet me te medha qe Evropa kish pare ndonjehere per shtetin e tyre te pavarur. 100-vjetori i pavaresise do te jete viti ne te cilin ne duhet te nderojme perpjekjet e medha te shqiptareve per bashkimin e trojeve kombetare dhe sakrificat e jashtezakonshme. 100 vjetori eshte nje pervjetor ne te cilin ne duhet te nderojme burrat e shquar te kombit qe me vepren e tyre me vizionin e tyre me luften e tyre themeluan shtetin e ri shqiptar - u shpreh ai. Me tej ne kete kontekst Kryeministri i vendit nuk ngurroi te leshonte edhe nje thirrje ndaj historianeve ne vend te cilet sipas tij me rastin e 100-vjetorit te pavaresise duhet te paraqesin para publikut te vertetat historike. Shpresoj qe ky 100-vjetor te jete nje frymezim i madh per historianet shqiptare per te bere ate qe nuk e kane bere sa duhet dhe si duhet per te nxjerre ne shesh te vertetat historike te cilat ne cdo lloj varianti nuk mundet kurre te zbehin qendresen mbinjerezore te ketij kombi per liri dhe dinjitet. Po te kthehemi ne ato vite jo pavaresia e shqiptareve por zhdukja e tyre ishin projektet makabre te nje pjese te fuqive te medha te asaj kohe - theksoi Berisha. Por nga ana tjeter kreu i ekzekutivit duke marre shkas nga vizita ne shtetin fqinj Maqedoni akuzoi kreun e PS-se Edi Rama si bllokues te procesit te integrimit. Rama do te kurbanizoje interesat me jetike te qytetareve te ketij vendi. Nga vizita ne Maqedoni takimet qe bera u binda se opozita ne Maqedoni mbeshtet gjithe reformat per integrimin e vendit. Nuk mund te perdoret pushteti pavaresisht nga kundershtite qe ke me rivalin ne pushtet. Nuk mund te perdoresh pushtetin per te ndeshkuar qytetaret. Nuk mundesh kurre te viktimizosh femijet burrat dhe grate e ketij vendi se pse humb vete se te kap sindroma posesive e Kurbanit dhe do te kurbanizosh interesat me jetike te vendit e shqiptareve. Rama te marre kurs nga lideri i opozites ne Maqedoni Branko Crvenkovski - pohoi kreu i qeverise Sali Berisha.

100-vjetori vendimet Krijohet komisioni per veprimtarite festive shpallet viti i pavaresise

Mbledhja e djeshme e qeverise nisur nga fakti se diskutimi kryesor i saj iu kushtua 100-vjetorit te pavaresise se vendit u moren edhe dy vendime ne lidhje me festimet per kete jubile. Vendimi i pare lidhej me shpalljen e vitit nga 28 nentor 2011 - 28 nentor 2012 si vitin e 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise ndersa vendimi i dyte lidhej me krijimin e nje komisionin shteteror per organizimin e veprimtarive festive per Vitin e 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise.

Berisha Saninos Qeveria e gatshme per konsensus prioritet 12 rekomandimeve

Kryeministri i vendit Sali Berisha gjate takimit qe zhvilloi dje me drejtorin e Pergjithshem per Zgjerimin ne Komisionin Evropian Stefano Sannino theksoi se qeveria shqiptare ka vullnet te plote per te finalizuar me sukses te gjitha perpjekjet per permbushjen e 12 prioriteteve. Mazhoranca do te tregoje vullnet maksimal ne gjetjen e konsensusit duke respektuar parimet standardet dhe rregullat ne fuqi - u shpreh Berisha. Po ashtu Kryeministri falenderoi drejtorin e KE-se dhe delegacionin e BE-se per kontributin e dhene ne cuarjen perpara te dialogut dhe gjetjen e zgjidhjeve te nevojshme ne kuader te trajtimit te rekomandimeve te KE-se. Berisha vleresoi se puna e mire dhe arritjet e koheve te fundit kane hasur ne veshtiresi te cilat kapercehen me dialog konstruktiv. Nga ana e tij drejtori i Pergjithshem per Zgjerimin ne Komisionin Evropian vleresoi hapat e bere kohet e fundit ne drejtim te zgjidhjes se nje numri ceshtjesh te shtuara nga prioritetet e BE-se. Po ashtu kreu i ekzekutivit zhvilloi dje nje takim me nje delegacion te Kuvendit te Republikes te Bosnje-Hercegovines ku ne qender te diskutimit ishte forcimi i metejshem i bashkepunimit ekonomik e tregtar midis dy vendeve. Berisha e vleresoi viziten e delegacionit si nje kontribut te rendesishem ne forcimin e marredhenieve midis Republikes Serpska te Bosnje-Hercegovines nga njera ane dhe Shqiperise nga ana tjeter ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle. Nga ana e tij Kryetari i Kuvendit te Republikes se Bosnje-Hercegovines Igor Radojicic u shpreh Ndodhemi ne kete vizite ne Shqiperi per te rikonfirmuar vullnetin per zgjerimin e bashkepunimit e miqesise si vende e popuj fqinj te cilet ndajne te njejtin deshire dhe interes per bashkepunim rajonal dhe integrimin euroatlantik. Ne kete kontekst u vleresuan hapat e rendesishem qe jane hedhur nga te dy vendet si per sa i perket integrimit ne NATO ne te cilin Shqiperia eshte tashme vend anetar ndersa Bosnje Hercegovina ne kuader te planit te aksionit per anetaresim ashtu edhe ne proceset e integrimit evropian dhe proceseve te lidhura me to nder te cilet u vleresua si arritje e rendesishme historike per te dy vendet liberalizmi i vizave nga BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›