Haxhinasto - Valdner Austria partneri i trete ne vend do te thellojme bashkepunimin
Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ne takimin qe zhvilloi dje me Sekretarin e Shtetit Austriak per Ceshtjet Evropiane Volfgang Valdner theksoi se bashkepunimi aktual ekonomik midis dy vendeve ku shteti austriak eshte partneri i trete per Shqiperine do te thellohet edhe me tej. Zv.kryeministri vleresoi marredheniet e shkelqyera qe ekzistojne midis dy vendeve dhe nivelin e larte te dialogut politik. Kam vleresuar kontributin e jashtezakonshem qe Austria jep dhe ka dhene per liberalizimin e vizave ne zonen Shengen dhe mbeshtetjen e saj te plote per te avancuar me tej axhenden e integrimit te Shqiperise si vend kandidat dhe me tej si vend anetar. E kam siguruar Sekretarin e Shtetit per gatishmerine e plote te kesaj mazhorance per te avancuar dhe shqyrtimin e ligjeve te cilat kerkojne 3/5 ne parlament dhe per ti trajtuar keto ligje sipas prioritetit te vendosur perpara nesh nga ana e BE-se nepermjet 12 rekomandimeve qe ato kane dhene ne raportin e vjetshem - tha Haxhinasto. Nga ana e tij Sekretari austriak i Shtetit vleresoi arritjet ne Shqiperi dhe siguroi edhe nje here per mbeshtetjen e Austrise per integrimin evropian te Shqiperise duke shprehur deshiren per ta pare sa me shpejt ate si vend anetar i BE-se. Gjithashtu ai nenvizoi qendrimin mbeshtetes austriak per perspektiven evropiane te rajonit te Ballkanit Perendimor. Reforma e statusit te vendit kandidat dhe integrimi i metejshem ne Bashkimin Evropian ka te beje me ecjen e metejshme me shpejtesine e tyre te reformes si dhe me arritjen e nje konsensusi sa me te gjere kombetar ashtu sic eshte permendur edhe ne raportin e fundit te progresit te Komisionit Evropian. Dhe une jam mjaft i sigurt qe ju do te keni mundesine ti arrini keto rekomandime qe jane dhene ne kuadrin e raportit te Komisionit Evropian - pohoi ai. Gjithashtu zv.kryeministri Haxhinasto ne lidhje me pyetjet e medias per ligjet me 3/5 nenvizoi se ligjet me 3/5 ne vetvete nuk jane rekomandime te Komisionit Evropian. Reformat qe realizohen nepermjet ketyre ligjeve jane rekomandimet e Bashkimit Evropian 12 rekomandimet nga raportit i vjetshem. Eumlshte e rendesishme qe ky proces ka filluar eshte shume e rendesishme qe opozita po adopton nje rol konstruktiv qe propozon ne menyre institucionale.