E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia, 13.2 per qind e popullsise e papune

Rreth 13 per qind e shqiptareve, rezultojne te jene te papune. Shifra eshte nxjerre nga Ministria e Punes, nderkohe qe numri i atyre qe aplikojne per pune, ne zyrat e punesimit eshte i madh. Drejtori per projektin ne Sherbimin Kombetar te Punesimit, Neshat Zeneli, thote se zyra rajonale e punesimit eshte e vetmja qe mund te ofroje pune. "Me ane te mekanizmave qe jane ngritur, tashme zyrat e punes mbeten ato qe mund te ofrojne nje vend pune. Personat duhet te regjistrohen nderkohe qe edhe kompanite private apo institucionet, sjellin vendet bosh dhe aty behet edhe perputhja mes paleve" ka pohuar Neshat Zeneli, drejtori i Sherbimit Kombetar te Punesimit. Nga ana tjeter gjate vitit te kaluar Ministra e Punes, hapi disa projekte te punesimit. Ne 2008 ishin 3 projekte per punesimin, qe parashikonin ne total hapjen e 1.500 vendeve te reja te punes. Nje nder projektet e Ministrise, i dedikohet te rinjve qe sapo perfundojne shkollen. Por edhe pse nga fakultetet dalin cdo vit me mijera te rinj, kete vit vetem 500 prej tyre do te punesohen. Projektet e Ministrise, parashikonin punesimin e vetem 2 mije njerezve. Nje shifer minimale per nje fenomen si papunesia, qe aktualisht llogaritet ne nivelin e 13.2 per qindeshit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›