E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytje në veri të Italisë, 9 të vdekur

Një video amatore shfaq një rrëke të madhe uji që kalon në qendër të Monterossos, në Liguria. Uji duket që arrin në pjesën e sipërme të dritares së parme të dyqaneve.

“Gjithçka mungon këtu – furnizimet, uji, energjia elektrike”, tha Angelo Betta, kryetari i bashkisë së Monterossos.
“Njerëzit po hyjnë në shtëpitë e tyre nëpërmjet tarracës, gjithçka është përmbytur. Monterosso nuk ekziston më”, shtoi ai, i cituar nga “The Telegraph”.

Shumë ura dhe shtëpi janë raportuar të shkatërruara nga përmbytjet teksa skuadrat e shpëtimit kanë vështirësi për të arritur në vendngjarje./Start/F. P/

                                                                                             2011-10-26 13:15
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›