E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fqinjët nuk na "mposhtin", Fullani e vijon sfidën!

Gjatë një komunikimi me medien, ai tha se ekonomia jonë ka shënuar rritje pavarësisht presionit nga kriza e fqinjëve.

Guvernatori Fullani tha se treguesit ekonomikë pozitivë për vendin, kanë diktuar Bankën Qendrore të Shqipërisë të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për kredinë në lekë dhe trendi pozitiv i ekonomisë nxit investitorët e huaj t’i drejtojnë sytë nga Shqipëria.

“Sot me datë 26 tetor 2011, Banka e Shqipërisë mori në shqyrtim raportin e politikës shqiptare, pasi u njoh me politikën shqiptare, vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, 5 %. Ekonomia shqiptare gjatë 20011 ka pasur ecuri pozitive pavarësisht frymës së pafavorshme. Gjatë 3-mujorit të tretë të këtij viti ekonomia shqiptare u rrit nën potencialin e saj, ndonëse progresi ekonomik duhet të orientohet drejt rritjes se konkurrueshmërisë dhe thithjes së investimeve të huaja”, theksoi Fullani. 

Kreu i Bankës Qendrore tha se "inflacioni vjetor ka një trajektore rënëse. Ndërsa eksportet kanë njohur një rritje me 3.2 për qind". Sipas tij, sektori privat dhe individët kanë rritur kërkesën për kredi dhe politikat makro-ekonomike përbëjnë një realitet të ri", tha Guvernatori i BSH-së.

Duke renditur treguesit ekonomikë të vendit, ai tha se "defiçiti buxhetor ka mbetur i pandryshuar në 3 muaj, ndërsa kërkesa për kredi ka pësuar rritje". Duket se Fullani e dëshiron edhe një mandat të dytë, duke u bazuar edhe në performancën e institucionit që ai drejton. “Guvernatori është në detyrë dhe raporti i sotëm, tregon se Banka Banka e Shqipërisë është e gatshme për të përballuar sfidat e ardhshme”, u shpreh ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-26 15:03
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›