E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet Raporti i parë Kombëtar për të drejtat e fëmijëve

Një ditë pas kremtimit dhe premtimeve të dhëna në ditën ndërkombëtare të fëmijëve 1 Qershorit, qeveria miratoi në mbledhjen e radhës Raportin e Parë Kombëtar Periodik i bazuar mbi Protokollin e Konventës së OKB-së, për të drejtat e fëmijëve, shitjen e tyre,

prostitucionin dhe pornografinë me fëmijë. Ndërkohë që statistikat zyrtare mbeten ende të cunguara, lidhur me këtë fenomen, miratimi i këtij raporti të parë për të drejtat e fëmijëve, i propozuar nga ministria e Jashtme pritet të përditësojë informacionin e hollësishëm të marrë nga terreni mbi shkeljet e të drejtave të fëmijëve periodikisht. Nga studimet e deritanishme rezulton se ashtu si në shumë vende të botës, trafikimi i fëmijëve edhe në Shqipëri, vazhdon të jetë në nivele të larta, duke u renditur si biznesi i tretë fitimprurës me të ardhurave shumë të mëdha. Sipas studimeve, përmasa e këtij fenomeni bëhet edhe më alarmante, teksa zhvillohet çdo ditë e më shumë në ilegalitet të plotë, duke shfrytëzuar fëmijët e moshave të vogla si dhe grupet më të rrezikuara, që janë fëmijët që jetojnë në familje me probleme të shumta ekonomike, fëmijët romë, që në pjesën më të madhe janë edhe pjesë e këtij rrjeti trafikimi, si pasojë e jetesës së vështirë në vend. Marrja e masave urgjente, sigurimi i kufijve me qëllim që të shmangen fenomenet e trafikimit dhe pseudobirësimet, ishin prioritetet e qeverisë të deklaruara në konferencën e mbajtur mbi objektivat dhe strategjitë kombëtare në mbrojtje të fëmijëve.Gjithashtu forcimi i legjislacionit në mbrojtje të fëmijëve, duke mos lënë hapësira kufizimi përkrah njohjes dhe procedimit penal të rrjeteve kriminale dhe individëve të përfshirë në trafikun e fëmijëve, edhe kur këta shiten si mbrojtës të tyre, janë disa nga reformat që qeveria po përmirëson kah mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, për ti shpëtuar ata nga revanshi i trafikimit, ndërsa kufijtë e Shqipërisë pritet të hapen drejt Evropës.

Last Updated on E Enjte, 03 Qershor 2010 07:52

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›