Mancester blen fenomenin 9-vjeçar

Mancester Junaitid ka në pronësinë e tij një xhevair të vogël. Vetëm 9-vjec, Rein Deivis ka mahnitur specialiastët e "djajve të kuq" dhe vetë trajnerin klubit më prestigjioz anglez, Sër Aleks Ferguson. Magjistari i vogël do të futet në Akademinë e Futbollit të Mancesterit ku do të stërvitet me ekipin e Junaitidit nën moshën 12 vjec. Zbulimi i përket një skauteri të njërit prej klubeve më të fuqishëm të planetit, i cili pasi e vlerësoi ato që bënte piciruku i nisi një DVD teknikut skocez, që pasi pa videon e thirri pa hezim për ta testuar duke e vendosur në të njëjtin vend në fushë ku luan edhe Uejni Runi.